Në cilat periudha kohore paraqiten veprat tek Allahu?

0
496

1. Përcillet nga Ebu Hurejra – radijallahu anhu – se Profeti alejhi selam – ka thënë:

“Dyert e Xhenetit hapen ditën e dytë (të hënën) dhe të pestën (të enjten) e në këto ditë falet cdo rob musliman që nuk i bën Allahut shok, përvec atij njeriu që është i zemëruar me vëllanë e tij. Do të thuhet: Prisni këta të dy derisa të pajtohen, prisni këta të dy derisa të pajtohen.”

Muslimi

2. Përcillet nga Ebu Hurejra – radijallahu anhu – se Profeti alejhi selam – ka thënë:

“ Engjëjt e natës dhe të ditës ndërrohen tek ju dhe ata mblidhen së bashku në namazin e ikindisë dhe të sabahut, pastaj ngjiten lart ata të cilët ishin më parë me ju dhe i pyet (Allahu) e Ai di shumë mirë për ta: ‘Si i latë robërit e mi?! Ata thonë: ‘ I gjetëm duke u falur dhe i lamë duke u falur.”

Buhariu dhe Muslmi