Ndodhi besnikërie

0
198

Ndodhi besnikërie
Nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- përcillet se i Dërguari i Allahut -alejhi selam- ka thënë:
“Një burrë i bleu një tjetri tokën e tij dhe blerësi në tokën e blerë gjeti një qyp me florinj. Njeriu që bleu tokën i tha ish-pronarit të saj: “Merri këta florinj nga unë, sepse unë të bleva tokën dhe jo florinjtë, por ai që i shiti tokën i tha: “Unë të shita tokën dhe çfarë kishte në të.” Ata të dy shkuan për tu gjykuar tek një i tretë, që u tha: ” A keni fëmijë? Njëri prej tyre tha: “Kam një djalë”, ndërsa tjetri tha: “Kam një vajzë”. Ai u tha: ” Martojeni djalin me vajzën, atë pasuri shpenzojeni për ata të dy dhe jepeni sadaka.”

(Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here