Narkomania

0
543

Njerëzit ballafaqohen me probleme dhe frustacione të shumta në jetën bashkëkohore, të shpeshta janë raste që njerëzit konsumojnë tableta për qetësim, për gjumë, për stres si rrjedhojë e zhgënjimeve të tyre nga jeta, duke u bërë kështu gjysëm të varur nga droga e tabletave. E ç’është në fakt narkomania? Ajo është një sëmundje shoqërore me të cilën nënkuptojmë marrjen e materieve të caktuara-drogave që shkaktojnë shprehi dhe varësi të organizmit ndaj tyre. Droga është substance me prejardhje bimore dhe sintetizuese që në organizëm shkakton sëmundjen e varësisë, përkatësisht shkakton ndryshim të disponimit, humor momental, duke i haruar të gjitha shqetësimet dhe mundimet. ثshtë dukuri e përhapur si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato të pazhvilluarat që është në rritje e sipër, e fatkeqësisht edhe tek ne. Pasojat e saj janë katastrofale si për konsumuesin e familjen ashtu edhe për shoqërinë, e posaçërisht kur dihet se konsumuesit janë pikërisht të rinjtë, adoleshentët dhe studentët që e konsumojnë në mjediset urbane ku organizohen tubimet e të rinjve. Sot në botë për blerjen e drogës shpenzohen shumë mjete dhe bëhet tregti e madhe, e cila sipas analistëve ia kalon tregtisë së naftës ndërsa është dy here më e madhe se industria e prodhimit të automjeteve në tërë botën. E cilat janë simptomat tek narkomani? Ai me marrjen e drogës bie në gjumë të rendë që i sjell “dëshira të mira” si dhe përfytyrime vizuele dhe auditive që janë të këndshme dhe e tërë bota i duket si botë e përrallave. Por, me kalimin e veprimit të drogës, vjen dëshpëriimi dhe dëshira për marrjen e sasive më të mëdha, gjëqë nuk ishte e rastit tek alkooli, kështu mosmarrja e drogës nga narkomani për 8 deri 12 orë shkakton nervozë, kokëdhimbje, gërçe të muskujve, lodhje, frymëmarrje të shpejtë, ulje të shpejtë të tensionit dhe komplikime tjera shëndetsore. E mos konsumimi i drogës për 36-72 orë shkakton halucinacione, shqetësim të thellë, këputje fizike dhe ngatëresa plotësuese shëndetsore. Ndaj narkomani në kohën e krizës është i gatshëm të bëjë çmos që të vijë gjer tek droga, kështu ai huazon para, vjedh apo edhe është në gjendje të vrasë. Narkomanët, në anën tjetër, karakterizohen me agresivitet, plogështi, janë jo komunikues, harrojnë shpejtë, flejnë kur të tjetër çohen, kanë një haos dhe çorientim total të organizimit të jetës së tyre, pijnë kafenë me shumë sheqer, kanë sy të fryer dhe simptoma tjera në trupin e tyre si rrjedhojë e konsumimit të drogës. Sipas statistikave në Evropë 2.7-4% e popullsisë janë narkomanë, narkodiler apo të rinj që indirekt merren me drogën ndërsa numri i narkomanvë zyrtarisht të regjistruar në Maqedoni në vitin 2000 ka qenë 363, edhepse mendohet se numri i saktë i narkomanëve të ketë qenë së paku 10 herë më i madh në atë vit, ndërsa sot dukshëm të jetë ritur. E si është atëherë zgjedhja islame e kësaj?

Nga dhuntitë e panumërueshme të All-llahut, xhel-le shanuhu, se Ai , subhanehu ve teala, na i ka ndaluar (na i ka bërë haram) gjithë gjërat qe e prishin fenë dhe dynjanë e njeriut (muslimanit) ose që ia shkatëron mendjen (dhe shëndetin) atij. I qartë është ajeti ku All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë”O ju që keni besuar, vërtetë alkooli dhe bixhozi dhe të tjera janë punë të ndyra, andaj largohuni prej tyre, ndoshta ju do të shpëtoni”. Argument për këtë është edhe thënia e të Dërguarit: “اdo dehje është haram” dhe “ا’do gjë që deh në shumicë edhe pakica e saj është e ndaluar”. Ndërkaq edhe të gjithë dijetarët muslimanë në mënyrë unanimekanë sjell vendime se droga, silkurse alkooli është haram. Shejhul-Islam Ibën Tejmijje thotë: “Hashashi është haram, duhet të dënohet ai që e mban dhe ai që e konsumon siç dënohet ai që e mban ose e pi alkoolin, sepse droga është me pasoja më të mëdha se alkooli”. Ibën Kajjimi shprehet kështu: “Tek alkooli futet çdo gjë që të deh, çdo qjë që është e dëmshme dhe e keqe për shëndetin, pra këtu hyn edhe droga, sepse ajo është hamr-dehje që e humb mendjen.” Ndërkaq Imam Dhehebiu në librin e tij “Gjynahet e mëdha” thotë se hashashi që prodhohet prej fletëve të ndryshme është haram njësoj si alkooli. Pra, duhet të dënohet konsumuesi i hashashit njësoj si konsumuesi i alkoolit, bile-bile ai (hashashi) është edhe më i rendë se alkooli, sepse njeriu i droguar del jashtë çdo kontrolli, nuk e di më se çfarë bën dhe shkakton fesad të madh. E një nga fukahatë hanefi thotë: “Ai që e bën hallall hashashin është zindik, që d.t.h.se ai njeri del prej dinit Islam” Pra, falenderimi i takon All-llahut, xhel-le shanuhu, që na mbrojti nga kjo sëmundje shoqërore duke na e bërë haram atë.