Na mjaftojnë vetëm pesë minuta për të qenë pozitiv!

0
225

Na mjaftojnë vetëm pesë minuta për të qenë pozitiv!

Në jetën e njeriut kalojnë shumë çaste të çmuara me anë të cilave ai mund të ndryshojë edhe rrjedhën e jetës; mund t’i shfrytëzojë për të qenë më pozitiv.

Mos u habit, në jetën tonë disa çaste vërtet mund të jenë vendimtare!

Këtu do të trajtojmë së bashku rëndësinë që ka një pesëminutësh në jetën tonë.

Këto janë pesë minuta për të cilat këshilloj veten dhe ty që lexon këto rreshta që t’i kalojmë në heshtje, të qetë dhe shtruar!

E kam fjalën për atë pesëminutësh në të cilat duhet të tregohemi të matur e të mos marrim vendime të menjëhershme, derisa të meditojmë mirë, t’i peshojmë gjerat si duhet e të jemi të kujdesshëm.

Kjo për faktin se ndodh shpesh që të na qartësohet se vendimet që merren me nxitim qofshin: aplikim për punë, marrje e një udhëtimi, apo pjesëmarrja në ndonjë event, mund të na figurojnë të gabuara dhe si rrjedhojë mund të bëhemi pishman e fillojmë të themi, sikur të mos isha nxituar, sikur të isha menduar pak përpara se të merrja këtë vendim…

Prandaj duhet të qëndrojmë qoftë dhe pesë minuta t’i drejtohemi Krijuesit me dy rekatw namaz në mënyrë që të na përudhë tek më e mira për ne.

Po ashtu, e kam fjalën për atë pesëminutësh në të cilat kërkohet që të bëjmë durim për të tejkaluar momentin kur jemi të inatosur e irrituar, në mënyrë që të qetësohemi e t’i shohim gjërat më me gjakftohtësi, para se të marrim një veprim në inat e sipër.

Momenti kur jemi të inatosur, në përgjithësi është moment i pakontrolluar, të cilin e shfrytëzon shejtani që të na shtyrë në veprime për të cilat do të pikëllohemi më pas. Prandaj Profeti salallahu alejhi ue selem këshilloi duke thënë: “Mos u nxeh (nevrikos)!”. Sepse njeriu në nxehje e sipër ndërmerr veprime të gabuara.

Kështu që, e ftoj veten dhe ju që të reflektojmë qoftë dhe pesë minuta para se të marrim një veprim në nxehje e sipër.

Këtu e kam fjalën edhe për ato pesë minuta në të cilat kërkohet që ne të qëndrojmë me veten, e cila këmbëngul t’i përgjigjet epshit mashtrues, apo kur jemi përballë një mëkati i cili është shumë i lehtë për tu kryer. Në këto raste ne kemi nevojë për durim, po ashtu të meditojmë rreth humbjes që mund të na sjellin veprime të tilla.

Në këtë mënyrë ne kemi mundësi të edukojmë vetet, të thyejmë shejtanin dhe të lajmë zemrën nga mbeturinat e gabimeve dhe gjynaheve; duke u kthyer kështu te Zoti ynë të përulur dhe me zemra të ndriçuara.

Edhe për ato pesë minuta në të cilat është më mirë që të heshtim se sa t’i përgjigjemi fyerjeve dhe ofendimeve me të njëjtën mënyrë. Le të tregohemi të qetë dhe të duruar duke zgjedhur atë që është tek Allahu, të falim dhe tolerojmë duke e kthyer me të mirë, sepse në këtë mënyrë shumë armiq kthehen dhe në miq të mirë.

Këto janë pesë minutat më të çmuara në jetën tonë, janë minuta për të cilat ne duhet të kujdesemi në mënyrë që t’i fitojmë e jo t’i humbim.

E lus Allahun të na bëjë prej atyre të cilët janë të matur, të qetë, të durueshëm dhe zemërgjerë!

Përzgjodhi: Bledar Haxhiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here