O Musa, Unë ia fsheha gjynahet këtij njeriu për 40 vjet, a mendon se do t’ia nxjerr pasi ai u pendua?”

0
265

FORCA E BESIMIT: Allahu është Falësi më i Madh!

Transmetohet se në ditët kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelët në shkretëtirë, një thatësirë e madhe kaploi. Së bashku, ata i ngritën duart drejt qiellit duke u lutur për shi. Por për çudi të Musait a.s. dhe të atyre aty, pak re të shpërndara në qiell u zhdukën krejt, nxehtësia u lëshua edhe më mbi ta dhe thatësira po ashtu.
Iu shpall Musair a.s. se në mes tyre gjendej një njeri që nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala për më shumë se 40 vjet. “Thuaj që të largohet vetë ai nga bashkësia juaj”, i tha Allahu s.v.t. Musait, “dhe vetëm atëherë Unë do të derdh shiun mbi ju.”
Kështu Musai a.s. thirri njerëzit dhe u tha: “Një njeri mes nesh nuk i është bindur Allahut për 40 vjet. Vetëm pasi ai te dali vetë dhe të largohet nga turma, Allahu do të na lëshojë shiun.” Burri priti duke parë majtas e djathtas me shpresë se po del dikush tjetër të thotë që ai është, por askush nuk po dilte. Djersët filluan t’i dalin dhe ai e dinte se bëhej fjalë për të.
Burri filloi të mendojë se nëse nuk tregonte të gjithë njerëzit do të vdisnin nga etja, por nëse dilte para turmës do të turpërohej përgjithmonë.
Ashtu në heshtje i ngre duart me një sinqeritet të madh që nuk e kishte ndier më parë dhe me lotët që i ridhnin në faqe tha: “O Allah më mëshiro! O Allah m’i mbulo mëkatet! O Allah, më fal!”
E ndërsa Musa a.s. dhe njerëzit e tjerë po prisnin që një njeri të dalë para turmës si mëkatari, retë u mblodhën në qiell dhe shiu filloi të bjerë mbi ta. Musai a.s. e pyeti Allahun s.v.t. “O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mëkatari nuk e tregoi se kush është.” Allahu s.v.t. iu përgjigj: “O Musa, është për shkak të pendimit të atij njeriu që unë bekova gjithë Beni Izraelët me ujë.”
Musai as. duke dashur të dijë se kush është ky njeri i bekuar pyet: “Ma trego se kush është ky njeri O Allah!” Allahu s.v.t. përgjigjet: “O Musa, Unë ia fsheha gjynahet këtij njeriu për 40 vjet, a mendon se do t’ia nxjerr pasi ai u pendua?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here