A MUND TË EKZISTOJË SHOQËRIA MES FEMRËS DHE MASHKULLIT?

0
544

Pyetje: Selam alejkum hoxh i nderuar, desha qe te pyes se a ka mundesi qe te ekzistoje shoqeria mes nje femre dhe nje mashkulli?

Përgjigje: Bismilah, uel-hamdulilah ues-salatu ues-selamu ala resulilah

Ne pergjigje te pyetjes suaj:

Kjo eshte nje teme e gjere porse shkurtimisht po permendim disa prej argumenteve te fese:

Allahu i madheruar ka thene: “Nese kerkoni dicka prej tyre, kerkojeni nga pas perdes” Ahzab, 53. Gjithashtu ka thene: “Thuaju besimtareve t’i ulin shikimet e tyre”

Profeti s.a.v.s ka thene: “Ruajuni prej hyrjes tek femrat (qendrimi me to duke u vecuar). Nje burre e ka pyetur: “Edhe nese eshte kunati i saj?” Ka thene: “Kunati eshte si puna e vdekjes” – persa i perket rrezikut.

Gjithashtu ka thene: “Mos te vecohet ndonjeri prej jush me ndonje femer vecse me te jete i afermi i saj.”

Aishja r.a. tregon se Profeti s.a.v.s. ishte me i turpshem sesa femra e virgjer.

Trasnmetohet se Profeti s.a.v.s i ka dhene selam nje gruaje qe e njihte para Islamit, porse nuk eshte transmetuar se ai ka pasur shoqeri me ndonje fermer, as shoket e tij, as ndonje prej atyre qe e kane pasuar me te drejte deri ne Diten e Gjykimit.

Pastaj, dihen pasojat qe sjell shoqerimi mes femres dhe mashkullit te cilet nuk kane lidhje te afert farefisnore (muhrim). Dihet se deri ku arrin ajo lloj shoqerie.

Keshtu qe duket qarte gjykimi i fese persa i perket shoqerimit mes femres dhe mashkullit dhe pasojat qe sjell kjo lidhje.

Allahu e di me se miri.

Eduart Jaho