A të kanë vdekur dy prindërit? I dërguari i Allahut Muhamedi alejhi selam është rritur jetim.
A të ka vdekur ndonjë fëmijë? Të dërguarit të Allahut i kanë vdekur të gjithë fëmijët sa ka qenë gjallë, përveç Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me atë.
A të ka akuzuar dikush në nderin tënd? I dërguari i Allahut është akuzuar për nderin e gruas se tij, Aishes Allahu qoftë e kënaqur me atë.
A të është ngushtuar kjo botë dhe nuk ke pasë furnizimin e një dite? Në shtëpinë e të dëguarit të Allahut nuk është dhezur zjarri një muaj. A ke borxhe? Ka vdekuar i dërguari i Allahut, ndërsa mburoja e tij ishte hipotekë tek çifuti.
A je kërcënuar me vdekje? I dërguari i Allahut ishte i kërcënuar nga çifutet dhe paganët.
A je nënçmuar ndonjëherë nga ndokush? Të dërguarit të Allahut ia kanë vendosë zorrët e deves mbi atë.
A bartë peripetitë dhe telashet e një çështje? I dërguari i Allahut ka bartur dertin e davetit dhe mesazhit.
A të ka përgënjeshtruar ndokush dhe refuzuar fjalën tënde? Të dërguarin e Allahu e ka përgënjeshtruar populli i tij dhe kanë refuzuar fjalën e tij.
A je akuzuar për diçka që nuk e ke vepruar? I dërguari i Allahut është akuzuar për magji dhe çmenduri.
A je lodhur nga adhurimi? Të derguarit të Allahut iu janë ënjtur këmbët nga namazi i natës. Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj duro.