I MREKULLUESHËM ËSHTË ZOTI, QË I QORTON MIQTË E TIJ PËR ARMIQTË E TIJ

0
196

Ibrahimi (a.s.), përveç të gjitha virtyteve të tjera njerëzore, ishte i njohur edhe për bujarinë e tij të jashtëzakonshme dhe për mikpritjen, kështu që nuk kishte asnjë natë që nuk kishte dikë musafir në shtëpi.

Është transmetuar se një herë e priti si musafir një udhëtar dhe kur ky hyri në shtëpi, Ibrahimi (a.s.) e pyeti:

“Në çka beson ti, cila është feja jote?” Musafiri u pergjigj: “Nëse don ta dishë, unë jam i pafe!” Kur e dëgjoi këtë, Ibrahimi (a.s.), menjëherë e la dhe i tha atij se lirisht mund të shkojë rrugës së tij, sepse tek ai nuk ka as darkë e as konak. Atëherë Allahu i Madhërishëm i shpalli: “O Ibrahim, Unë robit tim ia jap nafakën, edhe pse ai nuk më beson Mua, ndërsa ti po don t’ia ndryshoshë fenë e tij për një darkë.”
Ibrahimi (a.s.) u turpërua dhe u frikësua, pastaj vrapoi dhe e arriti atë njeriun dhe e ftoi përsëri në shtëpi për ta gostitur, duke i sqaruar atij se Zoti i botëve e kishte qortuar për të. Me atë rast ai njeriu deklaron: “I MREKULLUESHËM ËSHTË ZOTI, QË I QORTON MIQTË E TIJ PËR ARMIQTË E TIJ!” Ai e pranoi Islamin dhe u bë ndjekës i Ibrahimit (a.s.) (Përkthim)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here