Mrekullia e Krijuesit- Milingonat flasin

0
543
Group of carpenter ants

Hulumtimet më të reja shkencore tregojnë që në mes milingonave ekziston mënyra shumë më e përsosur e komunikimit sesa është besuar deri më tani. Nëpërmes mikrofonëve në miniaturë dhe shumë preciz që i kanë vendosur në vendbanimet e milingonave, shkencëtarët kanë mundur të shënojnë sinjalet e qarta të zërit të cilët kanë qenë në realitet urdhëra të milingonës amë ndaj milingonave punëtore.

Kur dëgjonin sinjalet (zërat), punëtorët menjëherë ngritnin antenat e tyre pranuese dhe me kujdes dëgjonin urdhërat, e pastaj lëviznin në drejtim nga u kërcënohej rreziku i jashtëm.

Për ata që me vëmendje studiojnë versetet kuranore, kjo nuk është asgjë e çuditshme, ngase në realitet:

“. . . Janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju . . .” (El – En’am, 38)

– jetojnë në bashkësi shumë më të organizuara dhe ndërmjet tyre, në mënyrën e tyre komunikojnë dhe se Kurani është katalog për këtë botë. Le të vështrojmë duke medituar versetin e Kuranit fisnik:

“Deri atëherë kur arritën mbi luginën e milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.” (En – Neml, 18)

Në vazhdim thuhet se Sulejmani a.s. në këtë buzëqeshi me kënaqësi, sepse e dëgjoi dhe e kuptoi zërin e saj. Disa komentues (mufessir) përmendin që kjo ka qenë milingonë e obliguar për vëzhgim dhe paralajmërim. Allahu e di më së miri.

Kur Katade r.a. erdhi në Kufe dhe rreth tij u grumbullua populli, ai u tha që të pyesin çfarë dëshirojnë, ndërsa Ebu Hanife në atë kohë ishte djalosh dhe e pyeti për milingonën e Sulejmanit a.s. a ka qenë femër apo mashkull, për çfarë ai mbeti pa përgjigje.

Ebu Hanife i tha që ka qenë femër, ndërsa ata që ishin prezent e pyetën si e di këtë, për çfarë ai u përgjigj: “Sipas fjalëve ‘Kalet’, sepse sikur të ishte mashkull do të thuhej ‘Kale’!”

Këtu kemi edhe një shprehje interesante “La jahtimen-nekum”! Nëse mendojmë për këtë shprehje, do të vijmë në konkludim dhe zbulim si është ndërtuar trupi i milingonës. Kjo shprehje d.m.th. “Që të mos u coptojë”!

Qoftë lavdëruar Allahu! Në çdo aspekt kjo është edhe një aspekt i mrekullisë (ixhaz) së Kuranit dhe një vërtetim që Kurani fisnik është Fjalë e Allahut dhe që Muhammedi s.a.v.s. është vërtetë i Dërguari i Tij, sepse këto precizitete në shprehje që zbulojnë shumë fshehtësi të krijimit i di vetëm Krijuesi i përsosur – Allahu:

“Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë . . .” (El – Furkan, 6)

– si dhe verseti:

“E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?” (Hudë, 14)