MOS E ZEMËRO ATË QË E KE MË TË SHTRENJTË

MOS E ZEMËRO ATË QË E KE MË TË SHTRENJTË
– E zemëroi nënën e vet dhe i thonte vetes “nesër do të sillem mirë me të”, mirëpo ajo ndërroi jetë para se të vjen e nesërmja, dhe mbeti dhembja dhe pikëllimi në gjoksin e tij.
– Doli nga shtëpia pasiqë e zemëroi gruan, edhe pse një “fjalë dhe përqafim” do ishte e mjaftueshme që të shkrihet kjo pengesë mes tyre, mirëpo ajo u inatos dhe e refuzoi një gjë të tillë, e pastaj tha: mirë, kur të kthehet do të kërkoj prej tij një gjë të tillë, mirëpo caktimi i i Allahut ishte që ai të del.. dhe të mos kthehet më!!
– E mbylli derën e hyrjes me fuqi dhe doli shpejt që ti bashkangjitet shokëve duke e lënë pas vete prindin, i cili edhe përskaj asaj se e la të vetëm, mërzitej për të se ku do të shkon dhe çfarë do ti ndodh.. dhe në momentet e kulmit të dëfrimit të tij dhe angazhimit me shokë, ia sjellën në celular dhe i thanë: Allahu e mëshiroftë prindin tënd, ndërroi jetë! Prindi i ri i ndërroi jetë, kurse ai shumë vonë u zgjua nga gjumi!!
– Këshillë për mua.. dhe për ju.. dhe për të gjithë ata që kanë zemër dhe ndërgjegje:
“Mos e zemëro atë që e ke më të shtrenjtë, e pastaj ta vonosh të kënaqurit e tij deri të nesërmen”.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU