Mos ki frikë askënd prej njerëzve pasi ti je në të vërtetën. Kujto Musain alejhis-selam, kur magjistarët qëndruan para tij për ta sfiduar me magji:
“Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.”1
Por erdhi thirrja hyjnore nga Sunduesi i Lartësuar:
“Ne i thamë: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”2
Mos u frikëso, se në të vërtetë, ti do të fitosh! Me ty është e vërteta, kurse me ta gënjeshtra.
Me ty është besimi, ndërsa me ta është e pavërteta.
Me ty është ndihma e Allahut të Lartësuar.
Ti je ithtar i së vërtetës, i besimit dhe i nënshtrimit; mbështetu tek Allahu i Lartësuar, mos ki frikë askënd. Kujto përsëri fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”
___________________________________
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu1 Taha, 67.
2 Taha, 68.