Mos ia ke zili askujt për dhuntitë që i ka dhënë Allahu atij (njeriut), sepse ti nuk e di se çfarë i ka marrë Allahu atij.
Dhe mos u mërzit (pikëllo) nëse të merr Allahu diçka ty, sepse ti nuk e di se çfarë do të të jap zëvendësim të asaj.
Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.” (Ali Imran: 26)
Përktheu: Qendra Kur’anore