Mjekësia nuk e shëroi por u shërua!

0
224

Në një dhomë me tre shtretër të bardhë një njeri me vetëdije të humbur qëndronte aty në mes duke mos ndier fare aparatet e frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe aparatet tjera të mjekësisë. Plot një vit duke mos munguar as edhe një ditë të vetme, këtë të sëmurë e vizitonte një grua me një fëmijë 14 vjeç, të cilët ia ndërronin rrobat, pyesnin për shëndetin e tij dhe shikonin të dhënat e fundit për të por pa te reja; ai vazhdonte te mbetej në komë, dhe shpresa për shërimin e tij tashme kishte perënduar. Por, para se gruaja dhe fëmija të largoheshin nga spitali i ngrinin duart dhe e lutnin Allahun ta shëronte…

Kështu vepronte për çdo dite dhe atë nga dy herë. Kjo sikur çuditi pak mjekët dhe personalin e spitalit: Përse e viziton për çdo ditë kur gjendja e tij nuk ndryshon aspak. I folën se vizita e saj ishte e padobishme dhe ia thane që të mjaftonte me një vizite javore. Gruaja nuk refuzoi dhe çdoherë përgjigjej: Tek Allahu mbështetemi!

Një dite, pak para se gruaja të vinte në vizitë, njeriu lëvizi në shtratin e tij dhe nga njeri krah u kthye në tjetrin, hapi sytë dhe e largoi pompën e oksigjenit nga goja dhe u ul në shtrat. Më pas e thirri infermieren dhe i tha t’ia largonte aparatet për ndihmë emergjente por ajo refuzoi dhe e thirri një mjek kujdestar, i cili së bashku me infermieren u mahniten kur panë njeriun në atë gjendje. Ia beri disa kontrollime të shpejta dhe pa se njeriu ishte shëndoshë, kështu që urdhëroi largimin e aparaturës dhe pastrimin e vendeve të trupit, në të cilat ishin futur këto aparate.

Koha e vizitës filloi. Hyri gruaja së bashku me djalin dhe posa e panë u bashkuan lotët e gëzimit, qarjes, buzëqeshjes dhe falënderimit për Allahun, i Cili e shëroi. Pasha Allahun, kam pritur se një dite do të vijë dhe do ta gjej duke na pritur kështu në këtë gjendje- tha gruaja.

Mjeku iu drejtua gruas: Ky shërim nuk është rezultat i mjekësisë dhe mjekët nuk kanë asnjë merite në të por pashë Allahun më trego përse vije nga dy here në ditë dhe çfarë beje?

Meqë më bëre be në Allahun do të tregoj: Herën e parë e vizitoja burrin për tu bindur për shëndetin e tij dhe për tu lutur për të. Pastaj shkoja së bashku me birin tim dhe iu ndanim lëmosha fukarave të lagjes me qëllim që Allahu ta shërojë atë.

Allahu nuk e humbi shpresën dhe lutjen e saj kështu që nga vizita e fundit nuk u kthye në shtëpi vetëm me të birin por edhe me bashkëshortin, të cilin aq shumë e ka pritur shtëpia, qe t’i kthehet asaj buzëqeshja dhe i zoti i saj…

Mësimet e këtij tregimi:

Mbështetja e sinqertë në Allahun duke mos lënë anash edhe shkaqet që të shpijnë ne realizimin e qëllimit.

Besa dhe mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar.

Lëmosha me qellim shërimi prej barërave më të mira për shërim.

Roli i mjekëve dhe barërave assesi nuk refuzohet, ata janë shkaqe te shërimit porse nuk bën të harrohet as Shëruesi i vërtetë, Allahu i Madhëruar.

Cituar nga libri: La tej’es

Burimi: www.denana.com

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islam

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here