Miku që më këshillonte

0
505

Ekisha një mik shumë të mirë, ai kur nuk lodhej duke më këshilluar kur gaboja. Ai vazhdimisht ma kujtonte All-llahun, subhanehu ve teala.

Një ditë u grinda me një fqi, u ngritën zërat tonë aq sa që u grumbulluan shumë njerëz përreth nesh, mes tyre ishte edhe miku im. Ai menjëher filloi ta ndërpren grindjen dhe të na pajton, pastaj më tha mua: a nuk e di se muslimani është vëlla i muslimanit?

– I thashë: po e di. Më tha: a nuk e di se All-llahu na ka porositur në Kur’an që të jemi durimtar? I thashë: po, e di. Më tha: nëse i di këto gjëra pse grindesh me vëllaun tënd musliman, nëse i di këto gjëra pse nuk duron? Vetëm kështu mundesh ta gurëzosh shejtanin!
E ula kokën dhe thash: ashtu do të veproj, me lejen e All-llahut.
Kaluan shumë ditë.

Një ditë u grinda me një shitës që shiste në rrugë dhe e ofendova shumë, kërkoj falje prej All-llahut për këtë vepër, e pastaj ai shkoi në punën e vet. Kur e kuptoi këtë gjë miku im më erdhi dhe më tha: pse e harove këshillën time? A harove se muslimanët janë vëllezër?
Iu përgjigja e unë isha shumë i hidhëruar: “Nuk kam haruar, më mjafton ajo këshillë, mirëpo unë nuk jam fëmijë që ai të sillet ashtu me mua”.

Nuk e di se çka më shtyri ti them këto fjalë dhe kujt. Shokut tim më të ngushtë.

Më shikoi dhe i rodhën lotët e pastërta nga sytë e tij dhe më tha duke shkuar: qofshë në amanetin e All-llahut miku im…mos haro këshillën time.

Atëherë mu nxi dynjaja, ora ishte njëmbëdhjetë në mbërmje. I thash vetes: çka bëra? Fillova ta mallkoj shejtanin dhe të kërkoj falje për gabimin tim.

Nuk munda të flejë sepse e kisha hidhëruar mikun tim të sinqertë, i cili vazhdimisht ma përkujtonte All-llahun… Nuk munda të flejë sepse fillova të qaj, pasi që ai ishte njeriu që më sjelljte shpresën në zemër me fjalët e tija të këndshme…Uh, sa njeri i vrazhdë që jam!!
U betova në All-llahun se nuk do të flej përderisa nuk kërkoj falje prej tij dhe të ma fal dhe t’i lutet All-llahut për mua.

Prita derisa erdhi koha e namazit të sabahut, mora abdest dhe shkova në xhami. E fala sunetin dhe fillova të shikoj majtas dhe djathtas dhe të shikoj ata që vijnë në xhami, derisa u thir ikameti, mirëpo miku im nuk erdhi..

Kurse ai zakonisht nuk vonohet nga safi i parë!! Thashë: ndoshta është vonuar sepse e ka zërë gjumi, mirëpo do të vjen më vonë.
Pasi që përfundoi namazi shikova mbrapa, mirëpo nuk e vërejta në xhami. U nisa dhe shkova te shtepia e tij, kur iu afrova shtëpisë së tij, aty para derës së tij gjeta shumë njerëz.

Thashë: vallë çka ka ndodhur? Më thanë: Muhamedi ka vdekur…thashë: çka?!! Thanë: ka vdekur Muhamedi…
Më kaploi një qajtje e madhe. Të gjith filluan të ma kujtojnë All-llahun. U thashë: jo, mirëpo ai më kujtonte All-llahun, ai ishte miku im.

Vazhdoja të qaj dhe të përsëris: ai më këshillonte, ai më këshillonte.
Dëgjova një zë pas dere, ishte zëri i nënës së Muhamedit, shokut tim më të mirë, duke më thënë: All-llahu e zmadhoftë ngushëllimin për mikun tënd, pastaj më tha: të këshillon Muhamedi që mos të harosh atë që ta ka thënë…

I thashë: nuk do ta haroj, u betova se kurë nuk do ta haroj këtë gjë..
Nga ajo ditë, All-llahun i qofshim falë, nuk jam grindur me askend, nuk jamë hidhëruar me askend dhe u bëra nga ata që ecin në rrugën e drejtë.

E lus All-llahun që ta mëshirojë me mëshirë të gjërë, ti mundësoj banim në Firduesin e Lartë, me pejgamberët dhe shehidët. Amin.