Mësysh që shkaktohet nga syri njerëzor

0
600

Mësysh që shkaktohet nga syri njerëzor

Njerëzit mësyshmarrës i takojnë një prej tre kategorive:

1. Njeri që ka për qëllim të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe ia arrin qëllimit.

2. Njeri që ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe nuk ia arrin qëllimit.

3. Njeri që nuk ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë/diçka dhe pavarësisht kësaj ai e merr mësysh këtë frymor/send.

Kësisoj, është mëse e mundur që një person të marrë dhe merret mësysh, dhe ky i fundit (ai që merret mësysh) pasi ishte shëndoshë e mirë të sëmuret, ose që personi ta shohë një frymor që është i shëndetshëm dhe ky të lëndohet, ose ta shohë një send që është në rregull dhe pas këtij shikimi ai të copëtohet apo dëmtohet.

Ekspertët muslimanë të kësaj fushe theksojnë se teksa personi mund t’i shpëtojë shikimit të mësyshmarrësit, ndodh që ai të mos mundet t’i shpëtojë smirës së këtij të fundit; prandaj ata theksojnë se mësyshi i këtij konteksti mund të ndodh edhe kur personi që preket (goditet) nga ai është i pranishëm por edhe kur ai s’është i pranishëm. Ata thonë se personi mund të merret mësysh- sipas këtij konteksti të mësyshit- edhe përmes zërit, figurës/fotos dhe pamjeve, reale apo të filmuara, direkte apo jodirekte të tij; madje ata shkojnë më tej duke thënë se personi mund të merret mësysh edhe përmes përshkrimit e edhe prej të verbërit. Kjo do të thotë se mësyshmarrësi mund të vështrojë pamjen e një personi në terren (direkt) ose në televizion, apo mund të dëgjojë mbi cilësitë e tij dhe së këtejmi ta marrë mësysh atë.

Pikërisht në këtë kontekst Ibn El-Kajimi thotë: “Ndikimi i unit (shpirtit) të mësyshmarrësit nuk kufizohet vetëm me shikimin e frymorit/sendit që merr mësysh, por mundet që personi të jetë i verbër dhe pasi t’i përshkruhet diçka, shpirti i tij ta godasë atë edhe pse pa e shikuar. Shumë prej mësyshmarrësve marrin mësysh thjesht përmes përshkrimit dhe pa parë gjë.” /mjeksiaislame