Mësoje këtë emër të bukur,e gjithë bota do jetë e ytja!.. 

0
729

Mësoje këtë emër të bukur,e gjithë bota do jetë e ytja!.. 

Kuptimi i emrit El-Fettah

Emri El-Fettah do të thotë:

„Dikush që hap“.

Që të hapësh, duhet të kesh dicka të mbyllur më parë. Nëse dera është e hapur, është e papranueshme të thuash:

„Po shkoj të hap derën.“

Emri i Zotit „El-Fettah“ ka tre kuptime:

-I pari është që të hapësh cdo gjë që është e mbyllur. Kështu, El-Fettah është Ai që hap cdo gjë që është e mbyllur dhe e pamundur. Ai largon brengat, zgjidh hallet, lehtëson vështirësitë… Nëse të mbyllen të gjitha dyert, o vëlla dhe oj motër, shko dhe kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Nëse të gjithë njerëzit të thonë se nuk ka më shpresë, nëse të errësohet bohta përreth, nëse halli që të ka rënë shtohet cdo cast, nëse lotët të rrjedhin pa pushim prej hallit që të ka rënë, nëse shpresat janë këputur… shko tek El-Fettahu. Nëse dicka e tillë ngulitet thellë në zemrën tënde, nëse e njeh Zotin me këtë emër, të siguroj se je njeriu më i fuqishëm dhe më i qetë në botë. Trokit në derën e Tij, përulu para Tij me përkushtim, lëre syrin të lotojë dhe i thuaj:

„O El-Fetta, tek Ti kam ardhur.“

Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’an:

„Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë vec Tij; Ai është Ngadhënjyesi, i Gjithëdijshmi…“ (El-Fatir: 2)

Nëse Zoti t’i ka hapur dyert e të mirave, nuk ka mundësi që t’i mbyllë kush dhe e anasjellta. Kush mund ta hapë një derë që e ka mbyllur Zoti?! Dhe kush mund ta mbyllë një derë që e ka hapur Zoti për ty?!

Ai i sëmurë që vuan nga një sëmundje e pashërueshme, atij që doktorët ia kanë prerë shpresat për të jetuar, atij që i janë mbyllur dyert e shpresës…, le të shkojë tek El-Fettahu dhe t’i kërkojë shërim. Nëse shpresat për jetë t’i ka prerë doktori, dije se jeta është në dorën e El-Fettahut.

Profeti savs në betejën e Bedrit ishte shumë i shqetësuar. Muslimanët ishin vetëm treqind veta, ndërsa mekasit mbi një mijë. Muslimanët kishin vetëm dy kalorës, kurse mekasit mbi njëqind të tillë. Nëse do të thyeshin në këtë betejë, e ardhmja e Islamit dhe e muslimanëve do të ishte shumë e zymtë dhe e pashpresë. I gjendur para një situate të tillë, Profeti savs ngriti duart nga qielli, saqë i dukeshin edhe sqetullat, dhe filloi të lutej me përkushtim. Duke u lutur, atij i ra përtokë edhe xhybeja që kishte mbi supe. Ai lutej:

„O Zot! Të lutem mbaje premtimin që më ke dhënë!“ 

Ebu Bekri r.a. Kur e pa Profetin savs të shqetësuar dhe duke u lutur me gjithë shpirt, i erdhi keq dhe filloi ta qetësojë duke i thënë:

„Qetësohu, o i Dërguari i Zotit! Pa dyshim që Zoti do e mbajë premtimin që të ka bërë!“ Më pas, Profeti savs u tha luftëtarëve muslimanë:

„Gëzohuni, pasi shoh Xhibrilin a.s. Të hipur mbi kalë, që udhëheq një mijë melekë të tjerë. Ata kanë ardhur të luftojnë me ju sot.“

Kështu u erdhi ndihma dhe fitorja muslimanëve.

Këto fjalë ua themi atyre që hallet dhe problemete u kanë zënë frymën.

Tregohet se Ibnu Tejmije kur kishte për të gjykuar rreth një cështjeje me rëndësi, dilte në shkretëtirë, shtrihej përtokë, vendoste fytyrën për dheut dhe lutej gjatë që Zoti i Madhërishëm ta ndihmonte për t’i dhënë zgjidhje cështjes. Ai vetë tregon:

„Nuk kthehesha në shtëpi, pa m’u kujtuar zgjidhja e problemit.“

O vëlla dhe oj motër!

A e kujton se sa herë El-Fettahu t’i ka hapur dyert e mëshirës, kur hallet dhe telashet kishin arritur kulmin?

Sa herë të ka ndodhur kjo, edhe pse nuk e ke kërkuar?

Përse i ke harruar këto mirësi?

Kthehu pas dhe vështroje jetën tënde nga fillimi!

A i kujton problemet që ke hasur?

A e kujton sa herë je grindur me gruan tënde dhe gati jeni ndarë?

A e kujton që gati nuk u martove me një njeri të papërshtatshëm?

A i kujton problemet që kishe kur studioje në universitet?

A e kujton grindjen mes teje dhe babait tënd?

A e kujton se si e zgjidhi Zoti i Madhërishem?

Të gjitha këto probleme janë zgjidhur, edhe pse nuk ia kërkove El-Fettahut.

Po sikur t’ia kërkoje dhe t’i ishte lutur?

Kështu, shohim se kuptimi i parë i emrit „El-Fettah“ është kur problemi dhe halli të zgjidhet kur të janë mbyllur të gjitha dyert dhe i ke prerë të gjitha shpresat.

-Kuptimi i dytë i këtij emri është kur dyert e shpresës hapen që në fillimet e problemit. Nëse ti kërkon të hapësh një kompani, kërkon të martohesh…, të nevojitet një përkrahje dhe një ndihmë. Për këtë, të duhet ndihma dhe përkrahja e El-Fettahut, prandaj shko dhe trokit në dyert e Tij. Zoti është El-Fettah kur hallet dhe telashet ta kanë zënë frymën. Ai është El-Fettah edhe në fillim të halleve dhe problemeve. Cdo hall dhe shqetësim i ri, hyn tek cështjet e së fshehtës, të cilën nuk e di vetëm se Zoti:

„Ai ka celësat e së fshehtës, askush tjetër nuk i di perveë Atij.“ (El-En’am:59)

Nëse kërkon të martohesh me filanen, kërkoji El-Fettahut që të udhëzojë drejt asaj që është më e mirë për ty. Nëse ke përfunduar universitetin, dëshiron të punësohesh, por nuk ke gjetur akoma punë, drejtoi duart drejt qiellit dhe lute El-Fettahun.

Ditën që po përgatisja këtë temë, fala sabahun në Qabe dhe fillova të bëj tavaf. Gjatë gjithë kohës së tavafit, lutesha:

„O El-Fettah, na i hap dyert e suksesit dhe të mirave të Tua!“

Kur përfundova rrotullimin e shtatë, pashë se drita e agimit filloi të ndricojë dhe thashë me vete:

„Ndihma dhe hapja e dyerve të suksesit, po manifestohet me lindjen e agimit!“

Le të përpiqemi ta shohim gjithësine me sy tjetër, o vëllezer dhe motra. Thotë Zoti në Kur’an:

„A e shihni që nëse Zoti e bën ditën natë të errët deri në Ditën e Kijametit, kush është ai zot tjetër që mund t’ju sjellë dritë përvec All-llahut?“ (El-Kassas:71)

-Kuptimi i tretë i emrit El-Fettah shfaqet kur grindjet dhe zënkat mes teje dhe njerëzve të tjerë arrijnë kulmin, edhe pse je i pafajshëm.

Oj motër, nëse ty të është bërë padrejtësi, është shpifur për ty, të kanë përgojuar dhe njerëzit i kanë besuar, kërkoji El-Fettahut të ndihmojë. Kush tjetër, vec El-Fettahut, mund që ta ndihmojë dhe përkrahë të drejtën? Thotë Zoti në Kur’an:

„Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.“ (El-A’raf:89)

„Thuaj: „Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i Drejtë, i Dijshëm.“ (Es-Sebe:26)

Me kuptimin e tretë, Zoti i Madhërishëm e bën të drejtën të trijumfojë, sido që të jetë situata. Kurrë mos u mërzit, o vëlla dhe oj motër, edhe pse të gjithë flasin dhe shpifin kundër teje, edhe pse cështjen tënde e trajtojnë mediat…, pasi El-Fettahu do të qëndrojë perkrah teje. O vëlla që është shpifur kundër teje, është komplotuar kundër teje, je akuzuar pa të drejtë…, nëse je i pafajshëm dh enë të drejtë, mos u dëshpëro. Shko tek El-Fettahu, bjeri në sexhde dhe lutu:

„Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin Tënd të drejtë, se Ti je më i miri Gjykatës.“

Aisheja r.a., gruaja e Profetit savs, u akuzua për cështje nderi padrejtësisht. Këtë akuzë e thurrën dhe e përhapën hipokritët. Për një muaj rresht, këto akuza u bënë objekt i bisedave të banorëve të Medines. Profeti savs i gjendur para një situate të ngatërruar, ku nuk kishte prova, u ngjit në minber dhe u tha muslimanëve:

„O ju njerëz! Kam dëgjuar se diuksh (Abdull-llah ibnu Ubej ibnu Seluli) më ka lënduar në familjen time. Deri sot nuk di për familjen time vec gjëra të mira dhe për këtë kanë dëshmuar edhe të tjerë…“

Kjo bëri që të fillojnë zënkat dhe grindjet me fjalë mes pjesëtarëve të fiseve Eus dhe Hazrexh. Cështja vetëm sa përkeqësohej dhe Profeti savs nuk dinte c’te bëjë. Kurse Aishja r.a. Tregon dhe thotë:

„Unë qaja ditë e natë.“ 

Një ditë Profeti savs shkon në shtëpinë e Ebu Bekrit r.a., ku qëndronte Aisheja r.a., dhe e pyet:

„Nëse ke vepruar dicka haram, kërkoji falje Zotit! Nëse je e pafajshme nga ajo që thonë, dije se Zoti do e shpallë pafajësinë tënde.“

Tregon Aishja r.a.:

„Unë nuk dija si t’u përgjigjesha. Nëse do t’u thoja se jam e pafajshme, ata nuk do të më besonin. Kurse, nëse do pranoja dicka që nuk e kam vepruar do e besonin. Shpresa ime e vetme ishte që Profeti savs të shihte një ëndërr ku t’i tregohej pafajësia ime.“

Por El-Fettahu e vërtetoi pafajësinë e saj me ajete kur’anore që lexohen deri Ditën e Kijametit.

El-Fettahu të ndihmon para se t’ia kërkosh.

Sa herë je akuzuar padrejtësisht dhe ka qenë Zoti Ai që ta gjidhi gjuhën dhe je mbrojtur denjësisht?

Sa herë të ka ndodhur që nuk ke ditur si ta mbrosh veten dhe dinjitetin tënd, ndërsa Zoti i Madhërishëm ka cuar dikë tjetër që të ka përkrahur?

Sa herë kanë folur në interesin tënd, pikërisht armiqtë e tu më të egër?

Sa herë t’i k ahapur dyert e suksesit El-Fettahu?

Sa herë ke qenë në halle dhe të ka nxjerrë prej tyre?

Sa herë të ka ardhur ndihma e Tij, në nismat dhe iniciativat e reja që ke ndërmarrë dhe sa herë suksesin që ke pasur ia ke atribuar vetes tënde?

Zoti është El-Fettah kur hallet, vështirësitë dhe telashet ta kanë zërë frymën.

Ai është El-Fettah që në fillim të cdo nisme të ndihmon dhe të përkrah.

Ai është El-Fettah kur të tjerët sillen padrejtësisht ndaj teje.

E gjithë jeta jonë është e lidhur me emrin El-Fettah.

A nuk e meriton që ta duam El-Fettahun tonë?

El-Fettah nuk është vetëm për zgjidhjen e halleve dhe problemeve.

El-Fettah është dhe për ata që kërkojnë të kryejnë Haxhin dhe nuk kanë mundësi ekonomike.

Nëse El-Fettahu dëshiron që të kryesh Haxhin këtë vit, kush është ai që mund të ta refuzojë vizën?

A është e vështirë për El-Fettahun që të ti sigurojë paratë e nevojshme?!

Si duhet t’i ndërtojmë lidhjet tona me emrin El-Fettah?

Cilat janë kushtet që të na vijë ndihma nga El-Fettahu?

-El-Fettahu kërkon prej teje të punosh për zgjidhjen e problemit deri në castet e fundit.

Kjo, pasi ti nuk e di kur do të vijë ndihma. El-Fettahu mund ta vonojë ndihmën e Tij, për të vënë në sprovë këmbënguljen, besimin dhe durimin tënd. Ai e vonon ndihmën, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen tonë dhe adhurimin ndaj Tij. Shumë njerëz të thonë se u luta gjatë gjithë Ramazanit, lexova Kur’an, u fala shumë…, por zemrën e kam akoma të ashpër dhe të ngurtë. Ajo akoma nuk më është zbutur dhe akoma nuk më rrjedhin sytë lot nga përkushtimi për Zotin e Madhërishëm. Këtë Zoti e bën me qëllim që ti të vazhdosh ta lusësh dhe të shpresosh për një kohë të gjatë, me qëllim që të sprovojë këmbënguljen dhe sigurinë tënde. Dicka e tillë i ngjan zgjatjes së periudhës së kursit të makinës, më qëllim që të përfitosh sa më shumë.

Një i ditur thotë:

„Mos u largo nga dera e Zotit, edhe sikur të përzënë. Mos e ndërpre kërkimin e faljes, edhe sikur të mos ta pranojë. Nëse e hap derën për njerëzit e mirë, hyr edhe ti si i paftuar. Shtrija dorën dhe thuaji: „Jam një nevojtar që kërkon mëshirën Tënde.“

Shpeshëherë Zoti i Madhërishem e vonon pranimin e lutjes, pasi Ai dëshiron të të shohë duke pritur pranë ders së Tij.

Nëse një person i padëshiruar të con zile në telefon, ti nuk ia hap. Por nëse ai vazhdon të coje zile, ti patjeter që do të detyrohesh t’ia hapësh dhe t’i flasësh. Një derë që trokitet shpesh dhe me forcë, patjetër do të hapet. Nëse kjo ndodh me krijesat, c’mendon për Krijuesin El-Fettah?! Prandaj, qëndro pranë derës së Zotit të Madhërishem, lute, qaj, kërkoji ndihmë dhe mos u mërzit, edhe nëse ndihma të vonohet. Vazhdo tek dera e Tij, derisa lutjet të pranohen dhe ndihma të vijë.

Vetë emri El-Fettah të mbush me shpresë. Ku ka sëmundje që mund t’i rezistojë dëshirës së El-Fettahut për shërim?! Ku ka problem që nuk zgjithet për El-Fettahun?! El-Fettah përmban shpresën më të madhë. Nëse ke nevojë për pak besim dhe shpresë, kujto sa më shpesh emrin El-Fettah dhe lute me këtë emër.

O vëlla, kurrë mos i humb shpresat, sepse Zoti do e ndihmojë këtë umet. 

El-Fettahu kërkon të punosh deri në castet e fundit, me qëllim që të sprovojë besimin dhe këmbënguljen tënde.

-El-Fettahu e sjell ndihmën në atë formë që ti nuk e imagjinoje dot.

Jusufi a.s. U burgos për nëntë vite rresht. Ishte pikërisht burgu nga ku i erdhi, më pas, ndihma e Zotit të Madhërishem. Nëse nuk do të ishte burgosur, ai nuk do të ishte takuar me shërbëtorin e mbretit, i cili do t’i tregonte mbretit mbi jusifin a.s. që komentonte ëndrra.

Nëse do të kishte dalë nga burgu më parë, ndoshta nuk do e gjente dot mbreti për t’i komentuar ëndrrën dhe nuk do të kishte mundësi të bëhej ministër. Shumë gjëra në jetën tonë i shohim si probleme, telashe, dobësi dhe vuajtje, ndërsa ato mund të jenë kulmi i ndihmës hyjnore.

-Ai u jep zgjidhje problemeve dhe halleve me gjërat më të thjeshta.

Të ndihmon me një fjalë, me një pikë loti, me një ajet Kur’ani, në një cast të vetëm…Mund ta lexosh një ajet prej njëzet vite rresht. Vjen një moment kur ti e lexon dhe të vijnë mendime dhe komentet që ndryshojnë jetën tënde.

Tregon një njeri, i cili më parë nuk ka pasur asnjë lidhje me fenë. Një ditë – tregon ai – po shkoja në punë dhe, teksa kaloja pranë një kafeneje, dëgjova zërin e magnetofonit që këndonte Kur’an. Në ato caste, lexuesi i Kur’anit po lexonte ajetin:

„Kujtoni kur u thamë melekëve t’i përulen në sexhde Ademit. Të gjithë u përulën pervec Iblisit, i cili ishte nga xhindët dhe theu urdhërin e Zotit.“ (El-Kehf:50)

Unë vazhdova të ec, por pa i kushtuar vëmendje, pasi nuk më interesonte. Por, papritur, ajeti pasardhës më zgjoi nga harresa: „A e bëni atë dhe pasardhësit e tij miq tuaj, duke qenë se janë armiqtë tuaj?! Sa zgjedhje e keqe është kjo për të padrejtët!“ (El-Kehf:50)

Në ato caste, u ndala dhe fillova të mendohem rreth këtij ajeti. Si ka mundësi që unë gjatë gjithë këtyre viteve e kam bërë shejtanin mikun tim?! A ka zgjedhgje më të keqe se kjo?! Krejt papritur pashë se fillova të përsëris me vete:

„O Zot, pas kësaj dite, nuk do të ndërroj më me Iblisin!“

Një nga shokët e mi më të dashur, para se të udhëzohej në rrugë të drejtë, udhëtonte nga njëri shtet në tjetrin për të luajtir buxhoz dhe për të vepruar gjëra të ulëta. Një nga miqtë e tij, i thotë një ditë:

„O filan! Ke kaq kohë që udhëton për kënaqësitë e kësaj bote. Përse nuk bë një udhëtim për hatër të Zotit?!“ – „E ku duhet të udhëtoj?!“ – e pyeti i habitur. – „Shko dhe kryej një Umre!“ – iu përgjigj ai. Nga kjo fjalë, ai shkon dhe kryen Umren dhe praktis të gjitha gjynahet e mëparshme.

Kërkoji castet e ndihmës dhe zgjidhjes së El-Fettahut, o vëlla dhe oj motër!

Mos nënvleftëso asgjë, qoftë kjo edhe një fjalë pa rëndësi. Mos e nënvleftëso agjërimin, namazin, adhurimin…, qëndro gjithmonë i kujdesur.

-Kur u jep zgjidhje problemeve, e bën në mënyrë të qartë.

Nëse zgjidhja dhe ndihma është e zakonshme, njeriu mendon se dicka e tillë erdhe nga përpjekjet e tij. Kurse zdjihja dhe ndihma e El-Fettahut është e tillë, saqë nuk e përfytyroje:

„Ne të dhamë një fitore të qartë.“ (El-Fet’h:1)

Haxhereja u përpoq dhe u lodh duke kërkuar zgjidhje për hallin që i kishte rënë. Ajo u ngjit dhe zbriti në dy kodrat përreth shtatë herë. Ajo që kërkonte ishte pak ujë për djalin e saj, Ismailin a.s.. Kurse zgjidhja e El-Fettahut ishte e tillë që nga ky ujë do të pinin njerëzit deri në Diten e Kijametit. Për të vlerësuar përpjekjet e Hxheres, zgjidhja dhe ndihma e Zotit të Madhërishem erdhi dhe ishte një mrekulli. Ishte një zgjidhje jo vetëm për Haxheren dhe djalin e saj, por për të gjithë njerëzit që vizitojnë Qabenë deri në Ditën e Kijametit.

A e do tani El-Fettahun?

A je i sigurtë dhe i bindur në zgjidhjen e halleve prej Tij?

Cilat janë detyrat dhe obligimet tona kundrejt emrit El-Fettah?

-Përulje dhe përkushtim

-Shprese, besim, siguri dhe optimizëm në këtë emër.

O vëlla dhe oj motër, shpresoni fuqishëm se El-Fettahu do e ndihmojë këtë umet. Një ndihmë e tillë mund të jetë gjatë kësaj kohe, por që ne nuk e ndiejmë.

-Ji çelës për të mirën.

Ka shumë njerëz që janë celësa të së mirës dhe kycë të së keqes.

Bëhuni edhe ju, o vëlla dhe oj motër, nga këta njerëz.

Hapni të mirat dhe mundësitë që keni për t’i ndihmuar njerëzit, me qëllim që t’ju ndihmojë edhe juve El-Fettahu.

El-Fettahu nuk të ndihmon dhe nuk t’i zgjidh hallet që ke vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Në çastet që do të hysh në varr, ke më shumë nevojë për ndihmën e El-Fettahut.

Nuk janë të gjithë varret errësirë dhe frikë. Nuk janë të gjithë varret gjarpërinj, akrepa dhe tmerr. Teksa robi shikon vendin e tij në Xhennet, ai fillon dhe e lut Zotin:

„ O Zot, afroje Ditën e Kijametit, me qëllim që të takohem me familjen dhe me të dashurit e mi.“

El-Fettahu është me ty në këtë botë dhe në botën tjetër. Eshtë me ty kur azkuzohesh pa të drejtë. Eshtë me ty kur të bëhet padrejtësi. Eshtë me ty kur telashet dhe hallet ta kanë zënë frymën. Eshtë me umetin musliman, edhe pse ai po përjeton gjendje dobësie.

Ky është Zoti ynë, El-Fettah.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here