Mënyra e plotë e marrjes së guslit

0
1143

Me fjalën gusël, nënkuptojmë përshkimin e tërë trupit me ujë, dhe në çfarë do mënyre që bëhet ajo, gusli është i saktë, saqë edhe nëse bëhet prej poshtë trupit (këmbëve) e përpjetë, edhepse më së miri është që të merret gusël ashtu siç ka marrë Pejgamberi (salallahualejhiveselem), dhe kjo është mënyra më e plotë e tij, andaj obligim në gusël është që të plotësohen dy rukne (shtylla kryesore):

1-Nijeti (qëllimi për gusël), duke u bazuar në fjalën e Allahut: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” (El-Bejineh 5), dhe duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): “Vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit”. (Buhariu dhe Muslimi)

2-Përshkimi i tërë trupit me ujë, ashtu siç u cek më lartë.
Ndërsa mënyra e plotë e marrjes së guslit është: Ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes (radijallahuanha) se: Muhamedi (salallahualejhiveselem) kur pastrohej nga xhunubllëku, së pari pastronte duart e tij, pastaj hidhte ujë me dorën e djathtë në të majtën dhe pastronte organin e tij, pastaj merrte abdes sikur që merr për namaz, pastaj merrte ujë dhe i fuste gishtat e tij në flokë, dhe kur e shihte se i ka lagur ato (ka futur ujin në to), hidhte tri grushtë me ujë mbi kokën e tij, pastaj hidhte ujë mbi tërë trupin e tij, dhe pastaj i lante këmbët e tij”. (Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa në një transmetin tjetër: “..pastaj fërkonte me duar flokët e tij, dhe kur mendonte se e ka përshkuar lëkurën e (kokës së) tij, hidhte ujë mbi të (kokë) tri herë”. (Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa në disa transmetime ka ardhur pastrimi i këmbëve, në fund të guslit. (Dmth jo atëherë kur merr abdes, por pasiqë të pastrohet në tërësi).

Kështuqë mënyra e plotë e guslit është si vijon:
-Bërja e nijetit për gusël (nijeti bëhet me zemër, duke mos shqiptuar me gjuhë asgjë),
-Pastrimi i duarve,
-Largimi i papastërtisë që gjendet në trup (pastrimi i organit),
-Pastrimi i duarve, pas largimit të papastërtisë,
-Marrja abdes (duke i pastruar këmbët, apo duke lënë pastrimin e tyre për në fund),
-Pastrimi i kokës (deri të depërton uji në lëkurë dhe në rrënjë të flokëve),
-Pastrimi i tërë trupit, (më e pëlqyer është që të pastrohet ana e djathtë, pastaj e majta).
-Dalja nga vendi i pastrimit, dhe larja e këmbëve, (si pasim i Pejgamberit (salallahualejhiveselem)).

Çështje të ndërlidhura me guslin:
-Nuk ka nevojë femra t’i prishë gërshetat e flokëve të saj, kur të pastrohet nga xhunubllëku.
-Lejohet që të pastrohet burri me gruan e tij (bashkë) nga një enë e vetme, ashtu siç është vërtetuar nga Aisheja (radijallahuanha) e cila thotë: “Pastrohesha unë dhe i Dërguari i Allahut me një enë të vetme, të cilës i thonin Ferak” (Buhariu dhe Muslimi).
-Nëse ai që e ka obligim guslin, hyn në det, apo lum, dhe e bën nijet për gusël, gusli i tij është i saktë.
-Nëse merr gusël nga xhunubllëku, lejohet me atë gusël të falet namazi, pa marrë parasyshë nëse bëhet nijeti për abdes apo jo.
-Lejohet ai që është i papastër (xhunub), apo ajo që është me hajd (mentruacione), të ulet dhe të flet me të tjerët, apo të del në treg, apo t’i shkurton flokët ose të pret thonjët, ngase nuk ka argument për ndalimin e këtyre gjërave.
-Nuk është kusht që të fërkohet trupi në gusël, por kusht është përshkimi i tërë trupit me ujë.
-Pëlqehet për atë që është i papastër, nëse don të ushqehet apo të flen, të merr abdes, edhepse lejohet që të flen edhe pa abdes.

Shkroi: Shejh Adil bin Jusuf El-Azazi
Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com