Mbushja plot e barkut dëmton trupin dhe shpirtin

0
163

Suneti për një dietë të shëndetshme

Në Musned e gjetkë shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nuk mbush njeriu enë më të keqe se barku i tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të mbajtur veten. Nëse patjetër duhet të hajë (më shumë), le të lërë një të tretën e barkut për ushqimin, një të tretën për pijen dhe një të tretën për frymëmarrjen.”1 Sëmundjet fizike prekin dhe dëmtojnë trupin, madje çrregullojnë edhe funksionimin normal të tij, për shkak të pranisë me tepri të një substance të dëmshme. Shumica e sëmundjeve janë të tilla. Shkak i tyre është ngrënia e tepërt, mbi nevojën që ka trupi për ushqim, ose konsumimi i ushqimeve me dobi të pakët ushqyese dhe të vështira në tretje, ose konsumimi i ushqimeve që kanë një përzierje të ndërlikuar. Nëse njeriu e mbush barkun me të tilla ushqime, dhe kjo është kryesisht gjendja e vazhdueshme e tij, ai kërcënohet nga sëmundje të ndryshme. Prej këtyre, ka sëmundje që shërohen dhe kalojnë shpejt. Por ka edhe prej tyre të cilat e vonojnë shërimin. Nëse njeriu tregohet i kujdesshëm në ushqim, duke konsumuar vetëm aq sa ka nevojë dhe duke përzgjedhur një dietë të mirë në masë dhe cilësi, pa dyshim ai do të përfitojë më shumë sesa po të konsumojë në sasi të madhe.
Ushqimi që ne hamë mund të jetë i domosdoshëm, i mjaftueshëm ose i tepërt. Pejgamberi (s.a.u.s.) ka mësuar se birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata për ta mbajtur gjallë, që të mos dobësohet dhe të mos humbasë fuqinë. Nëse patjetër i duhet të kalojë këtë masë, le të hajë aq sa t‟i mbushet një e treta e barkut; një të tretën  tjetër ta lërë për pijen dhe një të tretën për frymëmarrjen. Kjo dietë e mrekullueshme është më e dobishmja për shpirtin dhe trupin. Nëse barku mbushet plot, në të nuk mbetet vend për pijen. Nëse futet edhe pija, ai ngushton frymëmarrjen, aq sa njeriu lodhet dhe gulçon nga pesha e ushqimit, ashtu sikurse gulçon ai që mbart pesha të rënda. Por, përveç kësaj, ai dëmton edhe zemrën e tij (shpirtin), gjymtyrët i dembelosen, prandaj nuk dëshirojnë të bëjnë adhurime dhe t‟i binden Zotit. Me një dietë të rënduar dhe të tepruar, ai është i prirur drejt epsheve të forta.
Mbushja plot e barkut dëmton trupin dhe shpirtin, nëse kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme apo në të shumtën e rasteve. Nëse ndodh rrallë, atëherë nuk është shqetësuese dhe nuk dëmton. Ebu Hurejra, në prani të Profetit (s.a.u.s.), ka pirë aq shumë qumësht njëherë, sa tha: “Betohem në Atë që të dërgoi ty si Profet me të vërtetën e sigurt, se nuk kam ku ta fus më (qumështin)!”1 Edhe sahabët, në prani të tij, kanë ngrënë derisa janë ngopur.
Tejngopja e dobëson fuqinë trupore, edhe pse e fryn trupin dhe e shëndosh atë. Fuqia trupore shtohet veçse nëpërmjet ushqimeve të dobishme, dhe jo nga masa e ushqimit që fut në trup. Trupi i njeriut përbëhet nga tre elemente bazë: uji, të ngurtat (dheu) dhe ajri.2 Kjo është arsyeja përse Pejgamberi (s.a.u.s.) i ka dhënë secilit element vendin e duhur në trup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here