Martesa për hir të All-llahut!Një histori shumë e bukur!

0
244

Dikush i tha Osman Nisburit: ’’Cila është vepra më shpresëdhënëse për ty?’’

’’Ai u përgjigj:’’Në rininë time familja ime u përpoq shumë që të më martonte,ndërsa unë refuzoja.

Pastaj më erdhi një grua dhe më tha:’’O Ebu Osman!Unë kam rënë në dashuri me ty dhe i lutem Allahut që të martohesh me mua.

Kështu, e mora babain e saj që ishte i varfër dhe më martoi me të.Ai u gëzua shumë për këtë.

Kur hyri tek unë,vura re se ajo ishte e verbër me një sy,e gjymtuar dhe e shëmtuar.

Ngaqë më dëshironte shumë, kjo e bënte që të mos më lejonte të dilja dhe unë qëndroja për të respektuar zemrën e saj,nuk i shfaqja asnjë shenjë urrejtjeje,edhe pse nga urrejtja që kisha për të, dukesha sikur qëndroja mbi gjemba.

Kjo vashdoi për pesëmbëdhjetë vjet, derisa ajo vdiq.Kështu që nuk kam asnjë vepër më shpresëdhënëse se kujdesi im për zemrën e saj’’.

Burimi:”Gjuetia e meditimeve nga Ibn Xheuzi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here