Margarina VITAL e Serbisë nuk është hallall – SHPËRNDAJE

0
778

Pa dyshim se margarina Vital e Serbisë gjendet në tregun kosovar qe një kohë të gjatë dhe ka një konsumim të madh, edhe pse ai është prodhim serb. Për këtë arsye kemi dashur që t’ua tërheqim vërejtjen dhe t’ua bëjmë me dije përmbajtjen e tij si dhe dëmin e tij.

Margarina VITAL e Serbisë (që është gjalpë bimore) ka yndyrë më shumë se sa lejohet me standarde dhe është me përbërje nga derri. Ajo ndikon keq në organizmin e konsumatorëve dhe për muslimanët nuk është në grupin e ushqimeve te lejuara – Hallall.

Të gjithë ata që i shmangen derrit dhe përbërjeve të tij, duhet të kenë kujdes dhe të largohen nga Margarina Vital që prodhohet në Serbi. Madje kjo vlen edhe për vegjetarianët.

Organizata “Konsumatori”, por edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e konfirmojnë se ky produkt përmban yndyrë të derrit, dhe për BIK-un ky produkt nuk është hallall. Të dyja palët pohojnë se do të ishte e udhës që me një përshkrim të shpjegohet se çfarë përmbajnë emulgatorët, në mënyrë që secili të jetë i informuar se çfarë konsumon.

Kreu i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku pohon për KosovaPress se kjo margarinë përveç që ka përbërje derri ka dalë edhe me yndyrë të keqe, madje sipas tij, ky hulumtim është bërë në Serbi. Kur flet për këto analiza, që sipas tij janë bërë në Serbi, ai thotë se kjo margarinë përmban edhe yndyrë të keqe, e cila ndikon keq në organizmin e atyre që e konsumojnë.

Ndërsa Islam Hasani nga BIK-u për KosovaPress bënë të ditur se kanë themeluar një Institut brenda Bashkësisë Islame për Standarde dhe Certifikim Hallall, dhe se mund të kontrollojnë ushqimet dhe të informojnë publikun, vetëm nëse u kërkohet kjo gjë nga prodhuesit, apo importuesit, e produkteve të ndryshme. Në të kundërtën nuk kanë mundësinë e kontrollit të çdo artikulli që shitet në Kosovë, sepse nuk është në kompetencat e tyre.Por shprehen këmbëngulës se produktet duhet të deklarojnë përmbajtjen e tyre në mënyrë të qartë që konsumatorët të kenë mundësi të jenë të informuar.

BIK-u bënë të ditur se në vendin tonë nuk ka ndonjë ligj që në mënyrë precize thotë që produktet duhet të deklarohen nëse i plotësojnë kriteret si produkte hallall.

Me gjithë këto të dhëna që ofrohen për përmbajtjen e kësaj margarine del se konsumimi i tij është i ndaluar – Haram. Andaj dhe shumë hoxhallarë, si dr. Shefqet Krasniqi e shumë të tjerë, bëjnë thirrje që kjo margarinë të zëvendësohet me ndonjë margarinë tjetër që është e lejuar – hallall./krenaria.com/