Lutje per mbrojtje nga semundjet

Lutje per mbrojtje nga semundjet

“Allahu im, ma mbroj trupin tim nga sëmundjet.
Allahu im, ma mbroj dëgjimin tim nga sëmundjet.
Allahu im, ma mbroj shikimin tim nga sëmundjet. 
S’ka Zot tjetër përveç Teje”.

Transmeton Ebu Davudi

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çmenduria, lebra (elefantijazis), gërbulja dhe sëmundjet e këqija”.

Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj të më mbrosh prej sëmundjeve në dunja dhe në ahiret. All-llahu im, kërkoj falje të mëkateve dhe të ma mbrosh fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time. All-llahu im, m’i mbulo të metat dhe më qetëso në momentet trishtuese. All-llahu im, më ruaj para dhe mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë, dhe nga lartë. All-llahu im, kërkoj strehim në madhërinë Tënde që mos të më lëshojë toka”.

Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.