LUTJA PËR ATA QË MUND T’I KESH OFENDUAR

0
224

Njeriu përderisa është krijesë që gabon është e natyrshme që të ofendojë ndonjë njeri për shkak rrethanave të ndryshme që rrjedhin si rezultat i ndonjë grindjeje apo mospajtimi, për këtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na mësoi që ta themi këtë dua në rast nëse kemi ofenduar dikë, në mënyrë që Allahu t’ia zëvendësojë këtë shqetësim që ia kemi shkaktuar afrim tek Ai.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na mësoi të themi:

اللَّهُمَّ فَأَيُّمَـا مُؤْمِنٍ سَبَبْتُهُ؛ فَاجْعَلْ ذَلِكَ لَهُ قُرْبَةً إِلَيْكَ يَوْمَ القِيَامَةِ.

All-llãhumme fe ejjumã mu’minin sebebtuhu fexh’al dhãlike lehu ḳurbeten ilejke jewmel ḳijãmeh.

“O Allah, cilindo besimtar që e kam ofenduar, bëje këtë gjë afrim për të tek Ti Ditën e Gjykimit”.[1]

Nga Libri: “Mburoja e Muslimanit

[1]Buhariu dhe Muslimi, por ky i fundit e sjell kështu: «… bëje këtë gjë pastrim gjynahesh dhe mëshirë për të».

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here