Lundrimi drejt lumturisë

0
226

Faktori më i madhë që destabilizon jetën e lumtur është pa dyshim humbja ose të harruarit e synimit më të lartë dhe përfundimtar, për të cilin jemi krijuar në këtë botë. Paskëtaj, njeriu nuk mund ta perceptojë kuptimin e sprovës dhe të fatkeqësisë e as rëndësinë e dhënies së mundit maksimal për hir të gjërave jomateriale në rastet kur ballafaqohet me egon e tij.

Mendjet tona nuk janë kompetente për ta përcaktuar këtë synim në mënyrë të pavarur. Vetëm Shpallja është ajo që ua mëson njerëzve arsyen për të cilën gjenden këtu dhe qfarë janë të obliguar të veprojnë nëse dëshirojnë të jenë të lumtur në këtë botë dhe që lumturia e tyre të vazhdojnë edhe pas vdekjes.

Jeta e kësaj bote, me tëgjitha gjërat e këndhsme dhe të pakëndshme të saj, është vendi ku do të sprovohemi:” Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen për t’ju provuar se cili prej jush do të veprojnë më mirë.” ( Mulk, 2 )

Objektivi final i rrugëtimit të njerëzve në këtë botë është arritja e kënaqësisë së Allahut, që nënkupton qëndrimin të përhershëm në xhennetin e kënaqësive, “ Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoi me kopshte të xhennetit, nëpë të cilat rrjedhin lumenj.

Sa herëqë atyre t’u jepet si ushqim ndonjë fryt i kopshteve, ata do të thonë:” Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në xhennet ata do të ken bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë. ( El Bekare, 25 ).

Shumë vuajtje dhe mjerime vijnë si pasojë e moskuptimit të së mirës dhe së keqes kur njerëzit ndeshen me to.

Ata nuk e zotërojnë artin e administrimit as të njërës e as të tjetrës, janë mosmirnjohës në rrethana ku lypset falënderimi si dhe shqetësohen dhe i humbin shpresat atëherë kur kërkohet durimi dhe dëgjueshmëria ndaj Allahut.

Rezultati final i krejt kësaj është humbja e mbarësisë, e cila kryekëput është e lidhur me mungesn e vizionit dhe qasjes adekuate ndaj tyre .

Shkëputur nga libri: “Jeto i lumtur”

Autor: Abdulkerim Bekkar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here