LLOJET E UJIT QË DALIN NGA ORGANI I MASHKULLIT

0
344

1- Urinë.
2- Uji që del gjatë nxitjes së epshit dhe lëvizjes së organit gjenital. Ndryshe në gjuhën e sheriatit njihet me emrin: “medhij”
3- Uji që del me vrull kur epshi arrin kulminacionin e kënaqësisë që ndryshe e njohim me emrin: “spermë” arabisht: “menij”
4- Uji që del disa minuta, dallon nga njëri tek tjetri, pasi të dal sperma. Ndryshe njihet me emrin: “vedij”

1- Urina.

Është ujë i njohur për të gjithë. Kur besimtari urinon atëherë e prish abdesin dhe duhet të marr abdes të ri. Urina është ujë i ndytë dhe prekja e saj në rroba i ndotë edhe rrobat.

2- Medhiji

Ky ujë që del pasi fillon ngacmimi i epshit për shkaqe te ndryshme, të lejuara ose jo, është pak më i trashë se urina, por jo sa sperma. Njëherit është lëng i cili zgjatet nëse e prekë dhe zakonisht ngjyra e tij është e tejdukshme. Ky ujë është i ndotur dhe i ndotë rrobat si dhe e prish abdesin. Paraqitja e tij është prej urtësive të Allahut i cili është shkak për të pastruar kanalin e urinës nga mikrobet dhe për ta përgatitur këtë kanal që të dal sperma me qëllim që të mos bartë në vete mikrobe të cilat do i vdisnin qelizat brenda spermës për të mos mbetur gruaja shtatzënë.

3- Sperma (meniji)

Është uji më i trashë nga të gjithë të tjerët dhe ka ngjyrë zakonisht të bardhë të përzier me të verdhë. Del kur organizmi arrin kënaqësinë e tij. Dijetarët kanë dy mendime se a është i pastër në veten e tij apo i ndytë. Secili ka argumentet e veta dhe asnjëri tjetrin nuk e akuzojnë me asgjë. Dalja e këtij uji e prish abdesin bashkë me guslin. Pra pas tij besimtari detyrohet të marrë gusël. Nëse merr gusël sipas rregullave Islame nuk ka nevojë të marr edhe abdes. Mirëpo marrja e abdesit mbetet sunet por nuk është e obliguar.
Dijetarët përmendin se nëse sperma del nga dhimbjet ose mundimi i madh e jo për shkak të epshit apo kënaqësisë jo nuk e prish guslin por vetëm abdesin. Ata cekin se ka raste kur gjatë sëmundjeve të ndryshme mund të ndodhë kjo gjë. Prandaj pata dëshirë ta ceki.

Lejohet të qëndrosh pa marr gusël deri kur të hyjë koha e namazit të ardhshëm. Gjithashtu lejohet që rrobat të lahen vetëm aty ku ka prekur sperma edhe nëse nuk lahet pjesa tjetër e rrobës.

4- Vedij

Ky lloj uji pak a shumë është i ngjashëm me atë të dytin “medhij”. Përngjajnë si në veti ashtu edhe në dispozita. Dijetarët thonë se ky uj del pasi epshi të qetësohet. Prandaj nuk ka minuta të caktuara saktësisht kur paraqitet sepse varet nga natyra e njeriut dhe varet nga epshi qw akoma është i pranishwm apo jo tek njeriu. Me rëndësi themi se në momentin që epshi qetësohet fillon dalja e këtij uji. Ai është urtësi e Allahut përmes të cilit pastrohet kanali i urinës nga sperma për tu përgatitur për dalje të urinës. Kjo me qëllim që në kanal të mos mbetet ndonjë pikë sperme e kështu të infektohet organi gjenital.

Në këtë rast këshilloj djemt e ri që të kenë kujdes të mos nguten në marrje të guslit pa u vërtetuar se ky ujë është larguar. Nëse ndodhë që pas marrjes gusël të verehet në rroba ky lloj lëngu atëherë dispozitat Islame përmendin se duhet marrë abdes së dyti dhe duhet larë apo ndërruar rrobat të cilat i ka prekur ky ujë.

Arrijmë në përfundim se vetëm sperma është ajo që obligon marrjen e guslit ndëra tri llojet tjera të ujit obligojnë marrjen e abdesit dhe larjen e rrobave nëse kanë prekur në to.

Kështu le të kenë kujdes besimtarët në përgjihësi e rinia Islame në veçanti të mos ja vështirësojnë vetes gjërat për shkak të injorancës që mund të kenë në këtë pikë.
Këtë e përmenda sepse kam shumë raste kur të rinjtë pyesin të mërzitur rreth ujit të llojit të dytë “medhij” dhe për shkak të mos-njohurive të këtyre dispozitave fetare. Ata ndodhë të marrin gusël pa nevojë ose tu ngushtohet çështja e adhurimit për shkak se u ka dalë ky lëng e nuk kanë mundësi të marrin gusël sepse janë larg shtëpive të tyre e kështu e lënë namazin pa e falur. Kurse në fakt ky lloj uji nuk ka nevojw për gusël por mjafton abdesi dhe larja e vendit në rroba vetëm aty ku ka prekur uji.

Kujdes larg komplekseve, larg vesveseve, larg dyshimeve në adhurim. Bëhuni të qetë, besoni në Mëshirën e Allahut dhe binduni se Allahu nuk obligon askënd përtej mundësive. Prandaj në momëntin që i merr shkaqet që i ke në dispozicion atëherë rri i qetë sepse Islami është dërguar lehtësim e jo azab-dënim për njerëzimin.

Lulzim MEHMET Susuri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here