LLOJET E DURIMIT?!

0
234

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe dijeni se nuk ka njeri vetëm se jeta e tij është e rrethakuar me vështirësi apo me rehati. Robi në të dy gjendjet është i detyruar me detyra që duhet t’i realizon me qëllim që të plotësohet besimi i tij. Në gjendje vështirësie është i detyruar që të jetë me durimtarët. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Allahu është kthimi jonë”.

Poashtu ajo që ia lehtëson robit fatkeqësinë është rikujtimi i begative të Allahut. Të cilat nuk numërohen dhe krahasimi i fatkeqësisë së vet. Me fatkeqësi të tjera më të mëdha të cilat e kanë goditur atë më herët apo të tjerët.
Ekziston edhe durim tjetër. Ai është durimi nga largimi i bërjes mëkat Allahut. Durimi nga bërja mëkat Allahut kërkon përpjekje të madhe. Për arsye se shpirti i njeriut është fort i prirur për të keqe. përveç atij që e mëshiron Allahu.

Ekziston edhe një lloj tjetër i durimit!
E ai është durimi në nënshtrim dhe adhurim të Allahut. Nënshtrimi ndaj urdhërave të Allahut duke i respektuar ligjet e Tij. Kërkon përpjekje të madhe dhe luftë me shpirtin a e gjithë kjo kërkon durim.
Durimi pra është tre lloj: durim në caktimet e Allahut, durim nga largimi i bërjes së mëkateve dhe durim në nënshtrime.

Kush i realizon gradat e durimit dhe gradat e falënderimit vetëm se e ka plotësuar besimin e tij. Dhe është bërë nga shpëtimtarët. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu we selam, tha: “Çudi me besimtarin, tërë puna e tij është në të mirën e tij, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit. Nëse i vjen ndonjë e mirë. Falënderon Allahun kështu që është mirë për të ndërsa nëse e godet ndonjë bela, ai bën durim dhe prapë është mirë për të”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur, atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë”. Haxh 34-35.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here