All-llahu sprovon njeriun me kënaqësi dhe vështirësi

0
256

Siç e kemi cekur në fillimin e librit që njerëzit gjatë tërë jetës së tyre sprovohen në mënyra të ndryshme.
Në Kur’an tregohet se njeriu sprovohet me vështirësi dhe me kënaqësi. All-llahu xh sh këtë të vërtetë në Kur’anin Famëlartë e tregon kështu :

Në, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes a mos do të mbesin ata përgjithmonë?. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove iu sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. (Enbija, 34-35)

Sipas këtyre ajeteve kuranore njeriu mund të sprovohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, derisa është duke shijuar të mirat e pasurisë me bollëk, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që të sillet me atë moral me të cilin është i kënaqur All-llahu, të kthehet kah Ai në të gjitha qëllimet dhe veprat, t’i bindet urdhrave të Tij, dhe të pasojë këshillat e Tij.

Nëse dikush preokupohet me kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote, sidomos pasuria e bën që të jetë i pakujdesshëm ndaj realitetit. Por besimtari, pa marrë parasysh se çfarëdo e mirë ta ketë shijuar, çdoherë mbetet falënderues para All-llahut.

Përveç kësaj njeriu mund të sprovohet me sëmundje, fatkeqësi, kurthe, shpifje… etj. Jobesimtarit, kur t’i ndodh ndonjëra nga këto mërzitet, shqetësohet, dhe brengoset, kurse besimtarit, kur t’i ndodhin këto, fort mirë e di se këto janë një pjesë e sprovave dhe nuk harron se duhet të bëj durim që përfundimisht do të shpie në të mirë.

Siç thamë më parë, këta kanë bërë tregti të mirë duke ndërruar këtë botë me tjetrën. Në Kur’an thuhet:

“Dhe, dinë mirë se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi më i madh”. (Enfal, 8:28), dhe ata e dinë se jeta dhe pasuria, dhe të gjithat i takojnë All-llahut, prandaj çdo humbje apo fitim nuk ia u ndërron karakterin moral, pikëpamjet, apo besimin në Zotin. Shumë ajete përshkruajnë këtë veti, në mes të cilave janë:

Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh. (Teube, 9:88-89)

Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit. (Huxhuratë, 49:15)
Siç u pa në ajetet e me lartë përmendura, për myslimanin jeta e kësaj bote është vend ku bëhet përpjekje që të fitohet kënaqësia e All-llahut.

Jeta e kësaj bote është një vend i shërbimit dhe se njeriu do të sprovohet me sprova të vështira dhe kënaqësi, dhe se durimi përballe këtyre sprovave do ti sjell shpërblim te madh nga All-llahu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here