Lexoje suren Nebe – shqip

0
242

Sure Nebe

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
78:1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
78:2. Për lajmin e madh e tronditës.…
78:3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
78:4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
78:5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:7. Ndërsa kodrat shtylla?
78:8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
78:13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
78:14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
78:15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
78:16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
78:17. S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
78:18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here