Leximi i Kur’anit kur gratë janë ne hajz, mendimet e Ulemave

0
313
                                                                                                                                       thumbl_300x200 (1)
Shejh Meshhur Hasan Selman
Shejh Meshhur tha: Është transmetuar nga Aisha (radi Allahu anha)
të ketë thënë:
“Ndërsa isha me menstruacione, i Dërguari i Allahut mbështeste
kokën në krahun tim dhe recitonte Kuranin fisnik”. (Sahih elBuhari & Muslim)
Kadi Ijãd thotë në Ikmãlul-Mu’lim:
“Kjo është dëshmi se një grua mund të recitojë Kuranin fisnik
gjatë menstruacioneve të saja”.
Arsyeja përse Kadi Ijãd e përdori këtë si dëshmi është se personit
nuk i lejohet që gjatë namazit të prekë diçka të papastër dhe as të
mbartë diçka të papastër. Kështu, të prekësh një gjë të papastër
është sikurse të jesh vetë i papastër. Pra, kjo është domethënia e asaj
çfarë tha Kadi Ijãd.
Medhhebi (qëndrimi) i Hanefive dhe i Malikive thotë se është në
rregull që gruaja të recitojë Kuran gjatë menstruacioneve, nëse ajo
është mësuese.
Sa i përket ajetit në Kuranin famëmadh:
“Vërtet që ai është një Kuran (recitim) fisnik në një Libër të ruajtur mirë (në qiell, dmth në el-Leuh el-Mahfudh), të cilin s’e prek
kush pos të pastërve”.(el-Waki’ah, 77-79)
Selefët thanë që ky ajet nuk i referohet njeriut, por u referohet
engjëjve fisnikë.
Es-Sujuti përmend shumë dëshmi që mbështesin faktin se grave u
lejohet të recitojnë Kuranin gjatë menstruacioneve, dhe ai përmend
ajetin “… s’e prek kush pos të pastërve” dhe thotë: “Ky ajet u referohet engjëjve fisnikë, jo njeriut! Shumë Sahabë
thanë që ky ajet nuk i referohet njeriut, por u referohet engjëjve
fisnikë”.
Imam Malik tha lidhur me ajetin “… s’e prek kush pos të pastërve”:
“Kjo u referohet engjëjve, jo njeriut”.
Imam Malik thotë më tej:
“Mu siç Allahu thotë në Kuranin famëmadh:’Jo (mos veproni
kështu), vërtet që ai (Kurani) është një këshillë, kështu që kush të
dojë, le t’i kushtojë vëmendje. Ai është në fletët e ndershme (elLeuh el-Mahfudh), i lartësuar e i pastër, në duart e shkruesve
(engjëjve) fisnikë dhe të dëgjueshëm’. (Abbese, 11-16) Këto ajete
qartë i referohen një libri apo shënimeve në qiell, që mund të
preken vetëm nga engjëjt (të pastrit); këto nuk i referohen një
mus’hafi (Kurani) që është në dispozicion të njerëzve.
Dhe prapë Imam Malik thotë se kjo është dëshmi shtesë se me
këtë mendohet në engjëjt e jo një njeriun”. (el-Muwetta, vëll.1, f.99)
Shejh Meshhur vazhdon:
Dëshmia e Imam Malikut është shumë e fortë, dhe të gjitha
transmetimet që e ndalojnë gruan me menstruacione apo personin
me papastërti të madhe (xhunubllëk) apo të vogël (pa abdes), janë të
dobëta.
Ibn Hazm thotë:
“Sa i përket prekjes së mus’hafit (Kuranit), asnjë nga transmetimet që përdoren si dëshmi nga ata që e ndalojnë këtë për xhunubin,
s’është i vërtetë”. (el-Muhal’la, 1:81)
Imam el-Begawi dhe Ikrime janë ndër ata që mbajnë qëndrimin se
është e lejueshme që një xhunub të recitojë mus’hafin (Kuranin).
(Sherh es-Sunneh 2/43)
El-Bejheki thotë në librin e tij Kujlãfiãt se të gjitha transmetimet që
thonë se s’është e lejueshme të recitohet Kurani në gjendje
xhunubllëku apo pa abdes, të gjitha janë të dobëta.
Po ashtu, Imam Buhari thotë se është në rregull që xhunubi të
recitojë mus’hafin (Kuranin).
Ibn Haxher thotë në librin e tij të famshëm Fet’h el-Barî Sherh Sahih
el-Buhari (Shpjegimi i Sahiut të Buharit):
“Për shkak të karakterit të përgjithshëm të këtij hadithi (dhe të
tjerëve), Imam Buhari, së bashku me et-Taberin, Ibn Mundhirin
dhe Dawudin, e konsiderojnë të lejueshme që të preket dhe të
recitohet Kurani në të gjitha rastet”.
Pastaj Ibn Haxher vazhdon:
“Është transmetuar nga Ibrahim en-Nekhi të ketë thënë se
ndalimi i recitimit të Kuranit nga gruaja me menstruacione nuk
është unanim”.
Është konfirmuar se Umer ibn Hatab kishte dëgjuar një burrë të
thoshte se s’ishte e lejueshme që një burrë (apo grua) në gjendje të
xhunubllëkut ta recitonte Kuranin fisnik dhe ai (Umeri) i kishte
thënë:”Jo, kjo është gabim. Është e lejueshme”.
Kështu, shejh Meshhur thotë se dijetarët u dalluan në mendime
kryesisht rreth prekjes së mus’hafit (Kuranit), jo dhe aq shumë
lidhur me recitimin e tij.
Shejh Meshhur thotë se i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) u
dërgoi jomuslimanëve shumë pjesë nga Kurani. Për referenca të
mëtutjeshme, shikoni er-Rahîk el-Mekhtûm (Nektari i Vulosur), ku do
të gjeni tetë nga disa prej letrave të pejgamberit (salallahu alejhi ue
selam) që iu dërguan sunduesve të mëdhenj, siç është ajeti:
“O ithtarët e Librit (çifutë e të krishterë), ejani te një fjalë që është
e drejtë për juve dhe neve, që të mos adhurojmë gjë tjetër pos
Allahut e të mos i vejmë ortakë Atij, dhe të mos e marrim njëri-tjetrin për zota krahas Allahut. Atëherë, nëse ata kthehen
(kundërshtojnë), thuaj:’Dëshmoni se jemi muslimanë'”. (AalImran, 64)
Kështu, shejh Meshhur pyet: A nuk janë jomuslimanët të papastër
(dmth pa abdes apo xhunubë)? Po, janë! Çka është më e keqe: një
musliman xhunub, apo një qafir? A nuk ishin qafirët
(mosbesimtarët) në gjendjen e papastërtisë së madhe? Megjithatë, i
Dërguari (salallahu alejhi ue selam) u shkruante Kuran atyre (dmth
Sahabët e tij e shkruanin, jo i Dërguari), dhe kjo tregon se është e
lejueshme që një grua gjatë menstruacioneve dhe ai që është pa
abdes apo dhe ai (gruaja dhe burri) që është xhunub të prekë
mus’hafin (Kuranin).
Ky, po ashtu, është qëndrimi i Tabi’inëve të mëdhenj el-Hasen elBasrit dhe i Muhamed ibn Sirinit.
Ibn Ebi Shejbe transmeton në librin e tij se Ebu Usameh na e përcolli
nga Hisham, nga Muhamedi (Ibn Sirini) se:”Ai (Ibn Sirini) nuk
shihte ndonjë problem që personi i papastër të mbante Kuranin”.
(Musennef e Ibn ebî Shejbeh: 7426. Ky transmetim është sahi)
Ibn ebî Shejbeh shënon në librin e tij se Muhamed ibn ebî Adij na e
transmetoi nga el-Esh’eth, nga el-Hasen el-Basri se:”Ai (el-Hasen)
nuk shihte ndonjë problem në këtë”. (Kjo gjendet në Musenneftë Ibn
ebî Shejbes: 7429. Zinxhiri i këtij transmetimi është hasen (i mirë)
Kështu, shejh Meshhuri përmbledh duke thënë:
Nëse pejgamberi fisnik (salallahu alejhi ue selam) i dërgoi Heraklitit
një letër me pjesë nga Kurani që ta lexonte për ta ftuar atë në Islam – dhe padyshim që Heraklitit ishte xhunub –, atëherë si mund të
thuhet që s’është e lejueshme për një musliman xhunub ta lexojë
mus’hafin (Kuranin), kurse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam)
lejoi që bile dhe qafirët ta lexonin atë ndërsa ata ishin në gjendje të
papastërtisë së madhe!
Gjithashtu, në një hadith të vërtetë: Transmetohet nga Aisha (radi
Allahu anha) e cila tha:
“I Dërguari (salallahu alejhi selam) e pëlqente ta përmendte
Allahun në çdo gjendje”. (Sahih Muslim, 117)
Pra, kjo do të thotë edhe ndërsa ishte xhunub.
Kështu, përderisa nuk të vjen ndonjë dëshmi e fortë dhe bindëse për
të treguar se është haram të recitosh apo të prekësh mus’hafin në
gjendje xhunubllëku për burrat dhe gratë, kjo është e lejuar.
E tërë lavdia i takon Allahut dhe paqja qoftë mbi pejgamberin e
fundit (salallahu alejhi ue selam).
Marrë nga orët mësimore (në Jordani)
të shpjegimit të Sahih Muslim: Kaptina
e menstruacioneve nga Imam Newewi
Qëndrime dhe transmetime nga mufessirinë (dijetarë të
komentimit të Kuranit) lidhur me këtë çështje
1. Ibn Kethir tha në Tefsirin e tij lidhur me ajetin “s’e prek kush
pos të pastërve”:
“Ibn Abas tha lidhur me këto ajete se kjo do të thotë:’Libri
që gjendet në qiell’.
Po ashtu, ai (Ibn Abas) tha lidhur me ajetin ‘s’e prek kush
pos të pastërve’ se kjo do të thotë:’Engjëjt’”.
Gjithashtu,ai (Ibn Kethir) përmend se ky ishte qëndrimi i
Enesit, Muxhahidit, Ikrimes, Se’id ibn Xhubejrit, ed-Dahakut,
Xhabir ibn Zejdit, Ebu Nehikut, es-Suddit dhe AbduRrahman
ibn Zejd ibn Eslemit dhe i të tjerëve.
Për referenca të mëtejshme shih Tefsir ibn Kethir Suretul-Wakia
77-79.
2. Ibn Xherir et-Taberi thotë:
“Ibn Abas tha lidhur me këto ajete:’Kjo do të thotë libri që
është në qiell’.
Po ashtu, Ibn Abas tha lidhur me këto ajete se:’Këto u
referohen engjëjve’.
Se’id ibn Xhubejritha lidhur me ajetin e njëjtë:’Kjo do të
thotë engjëjt në qiej’.
Ikrime tha:’Kjo u referohet engjëjve’”.
Ibn Xherir et-Taberi vazhdon:
“Gjithashtu, Muxhahidi dhe Ebu Ali e thanë të njëjtën e gjë:
se kjo u referohet engjëjve’.
Katade e shpjegon këtë ajet duke thënë:’Ai (Libri) është në
te Zoti i botëve. Sa i përket atij (Kuranit) mes jush, atë e
prekin idhujtarët dhe hipokritët e fëlliqtë’”.
Shih Suretul Wakia 79 në Tefsir Xhâmi el-Bejân me kontrollim
të Mahmud Shâkir.
3. el-Kurtubi tha lidhur me ajetet “… s’e prek kush pos të
pastërve”:
”Në një libër të ruajtur mirë.
Ibn Abas tha se kjo do të thotë:’Një libër një qiell’.
Po ashtu, Enes dhe Se’id ibn Xhubejr thanë:’Kjo do të thotë
ata që janë të pastër nga gjynahet: engjëjt e Allahut’.
Po ashtu, në Tefsir el-Begawi ai thotë lidhur me këtë ajet:’Në
një libër të ruajtur mirë’.
Domethënë, libri i ruajtur në qiell, në një vend i quajtur elLewh el-Mehfudh, ku mbahen Kurani fisnik dhe shkrimet tjera.
El-Xhâmi el-Ahkam Suretul-Wakia 77-79.
4. el-Begawitha lidhur me ajetin “s’e prek kush pos të
pastërve”:”
“Kjo u referohet engjëjve. Kjo, gjithashtu, është ajo çfarë
thanë Enes, Se’id ibn Xhubejr, Ebu Ali, Katade dhe Ibn Zejd.
Hammâd dhe Ebu Hanife thanë:’Është e lejueshme që
personi pa abdes dhe xhunubi të prekin mus’hafin
(Kuranin)’”.
Shih Suretul-Wakia në Tefsir el-Begawi.
5. Ibnul-Kajjim thotë në komentimin ajetit:“Një libër i ruajtur
mirë (tek Allahu, dmth el-Lewh el-Mehfudh), të cilin s’e prekë
kush pos të pastërve”:
”Kjo do të thotë libri që gjendet në duart e engjëjve”.
‘I ruajtur mirë’ do të thotë i ruajtur dhe i fshehur nga sytë e
njerëzve, në duart e engjëjve”.
Ibnul-Kajjim vazhdon:
”S’e prek kush pos të pastërve’; ata janë engjëjt, dhe këto
ajete të sures Wakia nuk u referohen njerëzve, por engjëjve.
Sikur Allahu t’i mendonte njerëzit me këtë referim, do të
thoshte Mutetahhirîn (në vend të Mutahherûn), sepse, kur
Allahu u referohet besimtarëve që pastrohen në suren
Bekare (222), Ai thotë Mutetahhirîn:’Vërtet, Allahu i do ata
që i kthehen Atij të penduar dhe i do ata që pastrohen
(Mutetahhirîn)’. Pra, engjëjt janë Mutaherûn (ata që nga
natyra janë të pastër gjatë tërë kohës), kurse besimtarët janë
Mutetahhirîn. Dallimi mes këtyre dyjave është se njëra është
Mutahherûn më një ‘t’ pas shkronjës së dytë, kurse tjetra
është me dy ‘t’; e para pas shkronjës së dytë dhe e dyta
është shkronja e pestë – Mutetahhirîn”.
Beda’eul-Tefsir, v.4, f.375-376.
6. Ibn Xhewzi thotë në Tefsirin e tij lidhur me thënien e Allahut
“në një Libër të ruajtur mirë”:
“Kjo do të thotë el-Lewh el-Mehfudh (një vend ku mbahen
Kurani fisnik dhe shkrimet tjera)”.
Zâdul Mesir, v.7, f.337-338.
7. Imam Shewkânî thotë në Tefsirin e tij lidhur me thënien e
Allahut “Në një libër të ruajtur mirë, të cilin s’e prek kush pos
të pastërve”:
“Ibn Abas, esh-Shâbi, Ebu Hanife, të gjithë thonë se është e
lejueshme të preket apo të recitohet mus’hafi (Kurani)
ndërsa jemi pa abdes apo xhunubë”.
Fet’hul-Kadîr, v.5, f.207-208
Është shënuar nga el-Mundhir (29/98) se:”Ibn Abas e
recitonte Kuranin ndërsa ishte xhunub”.
8. es-Sujuti thotë në Tefsirin e ajetit “s’e prek kush pos të
pastërve”:
“Ky ajet do të thotë engjëjt; ata janë të pastër nga gjynahet.
Po ashtu, Ibn Abas tha lidhur me ‘s’e prek kush pos të
pastërve’:’Kjo do të thotë libri i zbritur nga qiejt dhe
kurrkush s’e prek atë, përveç engjëjve’.
Enes ibn Malik, po ashtu, tha se kjo do të thotë që s’e prek
kush pos engjëjve”.
Dârul-Menthûr, v.8, f.26.
9. Shejh Albani thotë lidhur me thënien e Allahut “s’e prek
kush pos të pastërve”:
“A u referohet ky ajet besimtarëve, atyre me apo pa abdes?
Ky ajet nuk i referohet asnjërit nga këta, por u referohet
engjëjve. Kjo i referohet asaj që gjendet në el-Lewh elMehfudh, i cili nuk preket veçse nga të pastrit, që janë engjëjt
afër Allahut të lartësuar, dhe nuk i referohet Kuranit (që
kemi ne).
Ky ajet është një fjali informuese, jo një urdhër, meqë Allahu
na informon rreth faktit se Kurani që gjendet në librin e
ruajtur (el-Lewh el-Mehfudh) preket vetëm nga engjëjt fisnikë.
Sa i përket Kuranit që gjendet në duart tona, atë e prekin si
besimtari, ashtu dhe mosbesimtari; të mirët dhe të këqijtë
(të gjithë e prekin atë). Pra, Allahu i pa të meta nuk po na
referohet neve (njerëzve), por po u referohet engjëjve
fisnikë, siç sapo thamë”.
Silsiletul-Huda uen-Nûr.
—————————————————————————————————–
Ebu Muhamed ibn Hazm (rahimehullah) tha në el-Muhal’lã (1/77-
80):
“Çështja nr.116: Recitimi i Kuranit, sexhdeja gjatë recitimit, prekja
e mus’hafit dhe fjalët e dhikrit të Allahut të lartësuar, të gjitha
këto janë të lejuara, qoftë me abdes apo pa të, qoftë kur je xhunub
apo me menstruacione.
Dëshmi për këtë është fakti se recitimi i Kuranit, sexhdeja gjatë
recitimit, dhe dhikri i Allahut të lartësuar janë vepra të mira dhe
të rekomandueshme, dhe bërësi i tyre shpërblehet. Kështu,
kushdo që pohon se këto janë të ndaluara në disa gjendje, atëherë
prej tij kërkohet të sjellë dëshmi.
Sa i përket recitimit të Kuranit, kundërshtarët e sotshëm pajtohen
me ne rreth kësaj çështjeje lidhur me personin që s’ka abdes,
mirëpo ata nuk pajtohen lidhur me xhunubin dhe gruan me
menstruacione.
Një grup thonë: Gruaja me menstruacione dhe xhunubi s’bën të
recitojnë gjë nga Kurani, dhe kjo është thënie e transmetuar nga
Umer ibn el-Hatab, Alî ibn ebî Talib si dhe nga të tjerë veç tyre, si:
el-Hasan el-Basri, Katãdeh, en-Nekha’î dhe nga të tjerë.
Një grup tjetër thonë: Sa i përket gruas me menstruacione, ajo
mund të recitojë çfarë të dojë nga Kurani, por sa i përket
xhunubit, ai mund të recitojë dy ajete apo diçka të ngjashme; kjo
ishte thënie e Malikut. Disa prej tyre thonë: Ai s’duhet të recitojë
një ajet të plotë; kjo ishte thënie e Ebu Hanifes. Pra, sa u përket
atyre që ndaluan xhunubin nga recitimi i çfarëdo pjese nga
Kurani, ata përdorin si dëshmi atë që Abdullah ibn Selemeh
transmetoi nga Ali ibn ebî Talib (radi Allahu anhu) se:”Kurrgjë
nuk e pengonte të Dërguarin e Allahut nga Kurani, përveç
xhunubllëkut”
1
Shënuar nga Ahmed (1/84), Ebu Daûd (nr.229), et-Tirmidhî (nr.146), en-Nesa’i
(nr.265), dhe Ibn Maxheh (nr.594). U cilësua si da’if (i dobët) nga shejh Albani.
Shih Irwaul-Ghalîl (nr.485).
. Dhe në këtë s’ka dëshmi për ta. Bile, ky ishte
vetëm një veprim nga ana e tij (alejhi selam), gjë që nuk e bën të
detyrueshme. Dhe as që ai (alejhi selam) shpjegoi se ai u përmbajt
nga leximi i Kuranit vetëm për shkak të xhunubllëkut. Pra, ka
mundësi që ai (alejhi selam) rastësishëm ta ketë lënë recitimin në
atë gjendje, por jo për shkak të xhunubllëkut. Kështu, ai (alejhi
selam) asnjëherë nuk agjëronte një muaj të tërë përveç ramazanit,
as nuk shtonte më shumë në namazin e tij (të natës) më shumë se
trembëdhjetë rekate, as nuk hante duke qenë i mbështetur.
Atëherë, a është e ndaluar të agjërohet për një muaj të tërë përveç
ramazanit, apo që personi të falë më shumë se trembëdhjetë
rekate, apo që ai të hajë ndërsa është i mbështetur? Ata nuk e
thonë këtë. Dhe ka shembuj të shumtë si ky.
Po ashtu, ka transmetime që e ndalojnë xhunubin dhe personin
pa abdes të recitojnë çfarëdo nga Kurani, por asnjë nga këto
s’është sahi dhe ne kemi shpjeguar dobësinë e zinxhirëve të tyre
në vende tjera. Edhe sikur të ishin sahi, ato s’do të ishin dëshmi
kundër atyre që e recitojnë një ajet të plotë apo një pjesë nga ajeti,
meqë ata e ndalojnë tërësisht recitimin e Kuranit nga xhunubi.
Sa u përket atyre që thonë se xhunubi mund të recitojë një ajet
apo diçka të ngjashme, apo thonë se ai nuk duhet të recitojë një
ajet të plotë, apo e lejojnë gruan me menstruacione ndërsa e
ndalojnë xhunubin, atëherë këto janë thënie të kota, sepse nuk
mbështeten nga ndonjë dëshmi as nga Kurani, as nga Suneti, as
nga ndonjë transmetim sahi a da’if, as nga Konsensusi, as nga
ndonjë thënie Sahabësh, as me anë të Analogjisë e as nga arsyeja
e shëndoshë. Kështu, padyshim që një pjesë e ajetit apo një ajet
janë Kuran, dhe s’ka dallim midis lejimit të një ajeti dhe lejimit të
një ajeti tjetër, dhe as mes ndalimit të një ajeti dhe ndalimit të një
ajeti tjetër. Ata që mbajnë këtë qëndrim, e konsiderojnë të
qortueshme të kundërshtohet një Sahab për të cilin nuk dihet ta
ketë kundërshtuar ndokush; megjithëkëtë, ata e kundërshtuan në
këtë çështje Umer ibn el-Hatabin, Alî ibn ebî Talib dhe Selman elFarisin, dhe kurrkush nga Sahabët nuk dihet të mos jetë pajtuar
me ta (radi Allahu anhum).
Gjithashtu, ka disa ajete që përbëjnë një fjalë të vetme, si:
(ed-Duhã, 1)
(er-Rahmãn, 64)
(el-Fexhr, 1)
(el-Asr, 1)
Dhe ka ajete të tjera që përbëhen nga shumë fjalë, siç është ajeti
që ka të bëjë me borxhin (Ajeti 282 i sures Bekare). Pra, nëse s’ka
dyshim lidhur me këtë, atëherë është për t’u çuditur me lejimin
që ata i bëjnë personit për të recituar ajetin e borxhit dhe atë çfarë
vjen pas tij, dhe ajetin e Kursisë apo një pjesë prej tij e të mos e
plotësojë atë, si dhe ndalimin që ata i bëjnë atij për të recituar:
(el-Fexhr, 1-3)
apo ndalimin që ata i bëjnë atij për të plotësuar:
(er-Rahmãn, 64.
Po ashtu, dallimi që ata bënë mes gruas me menstruacione dhe
xhunubit bazuar në faktin se çështja e gruas me menstruacione
zgjatë, është absurd. Sepse, nëse recitimi i Kuranit nga gruaja
është i ndaluar, atëherë kohëzgjatja e menstruacioneve të saj s’do
ta bëjë atë të lejueshme për të; nëse kjo s’është e lejueshme për të,
atëherë përdorimi si dëshmi i kohëzgjatjes së menstruacioneve
s’ka kurrfarë kuptimi.
Muhamed ibn Se’îd ibn Nebãt na e përcolli:
2
… nga Rebî’ah, i cili
tha:”Nuk prish punë që xhunubi të recitojë Kuranin”.
Dhe me të deri te Mûsã ibn Mu’ãwijeh: Jûsuf ibn Khalid es-Semtî
na e përcolli: Idrîz na e përcolli: nga Hãmmãd, i cili tha:”E pyeta
Se’îd ibn el-Musejjibin rreth xhunubit: A bën që ai të recitojë
2
(Vazhdimi i zinxhirit) Abdullah ibn Nasr na e përcolli: nga Kãsim ibn Asbigh:
nga Muhamed ibn Weddãh: nga Mûsã ibn Mu’ijeh: Ibn Wehb na e përcolli: nga
Junûs ibn Jezîd:…
Kuran?” Ai tha: “Si të mos e recitojë, kur ai (Kurani) ruhet brenda
tij!!”
Dhe me të deri te Jûsuf es-Semtî: nga Nasr el-Bãhilî, i cili tha:”Ibn
Abas e recitonte Bekaren ndërsa ishte xhunub”.
Muhamed ibn Se’id ibn Nebãteh na e përcolli:
Dhe kjo është thënia e Dawûdit dhe e gjithë bashkëmendimtarëve
tanë
… nga Hãmmãd
ibn ebî Sulejman, i cili tha:”E pyeta Se’îd ibn Xhubejrin rreth
recitimit nga xhunubi dhe ai nuk pa ndonjë të keqe në këtë, dhe
tha: A s’është Kurani brenda tij?!”
. Sa i përket sexhdes gjatë recitimit të Kuranit, atëherë kjo
s’është hiç namaz, për shkak të asaj që Abdullah ibn Rebî na e
përcolli:
…nga i Dërguari i Allahut (alejhi selam):”Namazi i natës
dhe i ditës falet në çifte (dy nga dy)”
; dhe është transmetuar
besnikërisht prej tij (alejhi selam) të ketë thënë:”Witri është një
rekat nga fundi i natës”
3
(Vazhdimi i zinxhirit ) Ahmed ibn Awnilãh na e përcolli: Kãsim ibn Esbigh na
përcolli: Muhamed ibn Abdi-Selãm el-Khushenî na e përcolli: Muhamed ibn
Beshãr na e përcolli: Ghunder na e përcolli: Shu’beh na e përcolli:…
4
Dmth Ebû Sulejman Dawûd ibn Ali el-Esbahãnî edh-Dhahirî (d.270H) dhe
Dhahiritë.
5
(Vazhdimi i zinxhirit) Muhamed ibn Mu’ãwijeh na përcolli: Ahmed ibn Shu’ejb
na e përcolli: Muhamed ibn Beshãr na e përcolli: AbduRrahman ibn Mehdî na e
përcolli, dhe Muhamed ibn Xha’fer, të dy thanë: Shu’beh na e përcolli: nga Ja’lã
ibn Atã se ai dëgjoi Ali el-Ezdîn – dhe ai është Ali ibn Abdilãh el-Bãrikî – se ai
dëgjoi Ibn Umerin të thoshte:…
6
Shënuar nga Ahmed (2/26 & 51), en-Nesa’i (nr.1666), dhe Ibn Maxheh (nr.1322) si
hadith të Ibn Umerit (radi Allahu anhuma). I cilësuar si sahi nga shejh albani.
7
Shënuar nga Muslim (nr.752) si një hadith të Ibn Umer (radi Allahu anhuma).
. Pra, është e saktë që çfarëdo që s’është
rekat i plotë apo dy rekate a më shumë, atëherë s’është namaz.
Sexhdeja gjatë recitimit të Kuranit s’është as një rekat e as dy
rekate, kështu që s’është namaz dhe, ngaqë s’është namaz, është e
lejueshme të bëhet edhe pa abdes, (është e lejueshme) për
xhunubin, për gruan me menstruacione, dhe në drejtim tjetër pos
kibles, mu sikurse pjesa tjetër e dhikrit. Dhe s’ka dallim (në krejt
këtë), meqë abdesi s’është i detyrueshëm, përveç për namaz. Dhe
s’ka diçka në Kuran, në Sunet, Konsensus apo Analogji për ta
bërë atë të detyrueshëm për gjëra tjera veç namazit. Kështu, nëse
thuhet se sexhdeja është pjesë e namazit, dhe pjesa e namazit
është namaz, atëherë themi – dhe suksesi vjen nga Allahu – që kjo
është e pavlerë, sepse pjesa e namazit s’do të jetë namaz po që se
nuk përmbushet në mënyrën që personi është urdhëruar të bëjë.
Pra, nëse personi e thotë tekbirin e pastaj bie në ruku dhe pastaj
qëllimisht e ndërpret, atëherë kurrkush nga ithtarët e Islamit nuk
thotë se ky ka falur diçka, por të gjithë do të thonë se ai s’është
falur. Por, nëse do ta kompletonim atë si një rekat të witrit, si dy
rekate të xhumasë, si dy rekate të sabahut, të udhëtimit apo si
namaz nafile, atëherë, me pajtimin e përgjithshëm, ai do të
konsiderohej se është falur.
Atëherë, ne u themi atyre: qëndrimi në këmbë është pjesë e
namazit, tekbiri është pjesë e namazit, recitimi i Fatihasë është
pjesë e namazit, ulja (teshehudi) është pjese namazit, dhe selami
është pjesë e namazit; kështu që, bazuar në këtë, është e
nevojshme që të mos e lejosh dikë të qëndrojë në këmbë, ta thotë
tekbirin, ta thotë Fatihan, të ulet apo të japë selam përveçse me
abdes. Pra, ata nuk e thonë këtë, kështu që argumenti i tyre është
i pavlerë, dhe Allahu i lartësuar jep suksesin.
Kështu, nëse ata thonë: Kjo është me Konsensus
Sa i përket prekjes së mus’hafit, transmetimet e përdorura si
dëshmi nga ata që nuk e lejojnë xhunubin ta prekë atë, nuk janë
të vërteta, sepse ato janë ose mursel, ose një dorëshkrim që s’ka
zinxhirë të vazhdueshëm
, atëherë ne themi u themi atyre: Ju miratuat saktësinë e cila tregon kotësinë e
argumentit tuaj dhe mangësinë e arsyetimit tuaj, dhe Allahu i
madhërishëm jep suksesin.
8.Sa i përket asaj që është vërtetuar, atëherë ajo është çfarë na e
përcolli Abdullah ibn Rebî duke thënë: Muhamed ibn Ahmed ibn
, ose diçka nga një person i panjohur a
diçka nga një transmetues i dobët, dhe këto i kemi shqyrtuar
hollësisht në një vend tjetër.
Dmth fakti se këto veprime mund të kryhen pa abdes është diçka e njohur me
Konsensus.
9
Kjo i referohet hadithit të gjatë të Amr ibn Hazm (radi Allahu anhu), që përmban
shprehjen:”Kurrkush s’bën ta prekë Kuranin, përveç atij që është i pastër”.
Muferrexh na e përcolli: Se’id ibn es-Seken na e përcolli:
se Ebu Sufjân e informoi atë se ai ishte te Herakliti, kur ai kërkoi
letrën e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) me të cilën ai kishte
dërguar Dihjen për te sunduesi i Busrâs, dhe ai ia dha atë
Heraklitit dhe ai e lexoi dhe në të gjendej:”Me emrin e Allahut, të
Mëshirshmit, Mëshirëbërësit. Nga Muhamedi, robi dhe i
Dërguari i Allahut, dërguar Heraklitit, sunduesit të Bizantinëve.
Paqja qoftë mbi këdo që ndjek udhëzimin. Në vazhdim: Ju
thërras me thirrjen e Islamit. Pranojeni Islamin dhe do të jeni të
sigurt. Nëse ti refuzon, atëherë gjynahet e popullit tënd do të bien
mbi ty, dhe:
“O ithtarët e Librit (çifutë e të krishterë), ejani te një fjalë që është
e drejtë për juve dhe neve, që të mos adhurojmë gjë tjetër pos
Allahut e të mos i vejmë ortakë Atij, dhe të mos e marrim njëritjetrin për zota krahas Allahut. Atëherë, nëse ata kthehen
(kundërshtojnë), thuaj:’Dëshmoni që ne jemi muslimanë'”.
(Ali Imran, 64)
Pra, këtu i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) u dërgoi
të krishterëve këtë letër që përmbante një ajet ndërsa e dinte se
ata, me siguri, do të preknin atë letër.
Kështu, nëse ata përmendin atë çfarë na e përcolli Abdullah ibn
Rebî se: Muhamed ibn Mu’âwijeh na e përcolli: Ahmed ibn
Shu’ejb na e përcolli: Kutejbeh ibn Se’id na e përcolli: el-Lejth na e
përcolli: nga Nâfi: nga Ibn Umer, i cili tha:”Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selam) e ndaloi udhëtimin në tokat e armiqve me Kuran,
10 (Vazhdim i zinxhirit) el-Firebrî na e përcolli: el-Buhari na e përcolli: el-Hekem
ibn Nâfî na e përcolli: Shu’ejb na e përcolli: nga ez-Zuhrî: Ubejdullah ibn Abdilah
ibn Utbeh ma përcolli se Ibn Abas e informoi atë:…
nga frika se mos do t’i binte në dorë armikut”
11, atëherë kjo është
e vërtetë dhe është detyrë zbatimi i saj. Por, kjo nuk përmban gjë
lidhur me prekjen e mus’hafit nga xhunubi apo nga
mosbesimtari; krejt çka përmban është se popullit të vendit të
luftës (Darul-Harb) s’bën t’u bie në dorë Kurani.
Nëse ata thonë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) i
dërgoi Heraklitit vetëm një ajet, atëherë atyre u thuhet: I Dërguari
i Allahut (salallahu alejhi ue selam) nuk ndaloi asgjë veç kësaj,
kurse ju jeni ithtarë të analogjisë dhe, nëse ju nuk bëni analogji
mes një ajeti dhe asaj që është më shumë se kaq, atëherë mos bëni
analogji as mes këtij ajeti dhe të tjerëve.
Kështu, nëse ata përmendin thënien e Allahut, më lë lartit:
“Në një libër të ruajtur mirë, të cilin s’e prek kush pos të
pastërve”. (Wâki’ah, 78-79),
atëherë për ta s’ka kurrfarë dëshmie në këtë, meqë kjo nuk
përmban urdhër, por është vetëm një shprehje e një fakti, dhe
Allahu i lartësuar nuk flet veçse të vërtetën. Dhe nuk është e
lejueshme të devijohen fjalët e një thënieje për tek domethënia e
një urdhri, përveç me praninë e një teksti të qartë apo një
Konsensusi të caktuar. Pra, kur të shohim se mus’hafi preket nga
ata që janë të pastër dhe nga ata që s’janë të pastër, atëherë Ai, më
i larti, nuk mendoi me këtë në mus’haf, por mendoi në një tjetër
Libër, mu siç Muhamed ibn Se’îd ibn Nebâteh na e përcolli:
nga Se’îd ibn Xhubejr, lidhur me thënien e Allahut të lartësuar:
11 Shënon el-Buhari (nr.7) dhe Muslim (nr.1773).
12 (Vazhdim i zinxhirit) Ahmed ibn Abdil-Besîr na e përcolli: Kâsim ibn Esbigh na
e përcolli: Muhamed ibn Abdi-Selam el-Khushenî na e përcolli: Muhamed ibn elMuthennâ na e përcolli: AbduRrahman ibn Mehdî na e përcolli: Sufjan eth-Theurî
na e përcolli: nga Xhâmi ibn ebî Râshid:…
“S’e prek kush pos të pastërve”.(Wâki’ah, 79)
ai tha:”Engjëjt që janë në qiej”.
Himmâm ibn Ahmed na e përcolli:
.. nga Alkameh i cili
tha:”Shkuam te Selman el-Farisî dhe ai erdhi nga nevojtorja, kështu
që i thamë:’Sikur të merrje abdes, o Ebu Abdullah, dhe të e na
recitoje këtë e këtë sure’. Selmani tha:’Allahu i madhërishëm tha:
“Në një libër të ruajtur mirë, të cilin s’e prek kush pos të pastërve”.
(Wâki’ah, 78-79),
dhe ky është Rikujtuesi që gjendet në qiell, të cilin s’e prek kush pos
engjëjve’”
.
Muhamed ibn Se’id ibn Nebât na e përcolli:
… nga Alkameh ibn
Kajs: se, kur ai donte të merrte mus’hafin, ai e urdhëronte një të
krishterë që ta kopjonte për të.
Ebu Hanife tha:”S’prish punë që xhunubi të mbartë mus’hafin nga
rripi i tij dhe ai s’bën ta mbartë atë pa një rrip”, e po kështu dhe ai
që s’ka abdes.
Malik tha:”Xhunubi dhe ai që s’ka abdes, nuk bën ta mbartin
mus’hafin as nga rripi, as në një jastëk. Por, nëse ai gjendet në një
çantë apo në një kuti, atëherë s’prish punë që një çifut, një i
krishterë, një xhunub dhe ai që s’ka abdes të mbartin atë”.
Ali (dmth Ibn Hazm) thotë: Për saktësinë e këtyre dallimeve s’ka
dëshmi as në Kuran, as në Sunet, as në atë që është sahi apo da’if, as
13 (Vazhdim i zinxhirit)Ibn Muferrexh na e përcolli: Ibnul-A’râbî na e përcolli: edDeberî na e përcolli: AbduRrezak na e përcolli: Jahjâ ibn el-Alâ na e përcolli: nga
el-A’mesh: nga Ibrahîm en-Nekhe’î:
14 Musennef AbdiRrezak (1/340 nr.1325)
15 (Vazhdim i zinxhirit) Ahmed ibn Abdil-Besîr na e përcolli: Kâsim ibn Esbigh na
e përcolli: Muhamed ibn Abdis-Selâm el-Khushenî na përcolli: Shu’beh na e
përcolli: Mensur ibn el-Mu’temir na e përcolli: nga Ibrahîm en-Nekhe’î:…
në Konsensus, as në Analogji e as në thëniet e Sahabëve. Kështu,
nëse çanta paraqet pengesë mes mbartësit dhe Kuranit, atëherë edhe
kopertina e librit dhe pjesa e prapme e fletës, po ashtu, duhet të jetë
pengesë mes prekësit dhe Kuranit, dhe në këtë s’ka dallim. Allahu
është dhurues i suksesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here