Lëngu i qepës dhe mjalti, më efektivë se penicilina

0
209

Dy studentë nga Shkolla e Lartë Konia Güventas (Turqi), kanë ekzaminuar efektet e lëngut të qepës dhe përzierjes së mjaltit për infeksionet në fyt. Ata e dëshmuan këtë në një projekt shkencor. Projekti, i kryer nën konsultimin e mësuesve zgjati 4 muaj. Ndërkohë studentët janë shprehur se rezultatet ishin të mahnitshme, dhe se kjo përzierje ka treguar efekt shumë më të madh se sulmi ndaj baktereve me penicilinë.

Të dy studentët të cilët kanë marrë pjesë në projekt hulumtues që mbështet shkencëtarët, kanë fituar çmimin më të lartë të konkursit, duke u bërë temë e mediave turke. Edhe më herët ka pasur studime që lëngu i qepës gjatë përzierjes me mjaltë është “antibiotik natyral”, por asnjëherë deri më tani kjo nuk është dëshmuar shkencërisht në ndonjë kongres. Ndërsa për personat që duan ta provojnë këtë ilaç për dhimbjet e fytit, procedura është e thjeshtë: Qepa qërohet dhe i hapet një vrimë në mes, në të futet mjalti, dhe më pas lihet disa çaste derisa ai të shpërndahet në të gjitha fletëzat e saj. Më pas, qepa shtrydhet dhe lëngu i përftuar pihet. Kjo procedurë duhet të zgjasë derisa të vërehet shërimi, dhe duhet të aplikohet një herë në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here