Lëmosha për çdo mysliman

0
498
Hands of the poor

Myslimani duhet të jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Ai duhet të punojë për mirësinë, të jetë thirrës kah mirësia dhe udhëzimi ose t’u bëjë dobi njerëzve me pasurinë e tij apo t’u ndihmojë me pune fizike, t’u ndihmojë me gjuhën e tij, duke i orientuar mirë dhe duke i këshilluar. Nëse nuk mund t’i  bëjë dobi shoqërisë, atëherë më së paku të jetë i dobishëm për veten dhe mos t’i bëjë dëm shoqërisë.

 

Transmeton Ebu Musa el Eshariu r.a. nga i Dërguari se ka thënë: Çdo mysliman duhet të japë lëmoshë. Thanë: “O i Dërguari i Allahut, e ai që nuk ka? Tha: “Punon me duart e tij, i bën dobi vetes dhe jep lëmoshë. Thanë: E nëse nuk ka? Tha: “Le të veprojë mirë dhe le të ndalohet nga e keqja, sepse kjo për të është lëmoshë”.
Dobitë e hadithit:

  1. Nxitja për shpenzim dhe dhënie të lëmoshës. Ka thënë i Lartësuari: Çdo send që shpenzoni, ajo do t’u kompensohet, gjithashtu ka thënë: Shpenzoni nga ajo që u ka bërë kujdestarë të saj;
    2. Nxitja për fitim, që t’i përmbushë nevojat e veta dhe t’u bëjë dobi njerëzve;
    3. Njeriu duhet që në shpenzim së pari herë të fillojë prej te vetja e tij, ajo që i tepron e shpenzon në atë që e ka obligim – fëmijët e tij, nëse i tepron diçka nga nevojat e tyre, atëherë e shpenzon te të tjerët, dhe kështu është më së miri;
    4. Veprat e mira të përmendura në hadith e zënë vendin e lëmoshës në shpërblim, sidomos për atë që nuk mund të jep lëmoshë;
    5. Sa i përket të pasurit, lëmosha për të është më e mirë se sa disa vepra të mira, sidomos ata të cilët nuk u bëjnë dobi të tjerëve;
    6. Nuk është për qëllim në hadith renditja e veprave sipas pyetjes, mirëpo kush jep lëmoshe dhe u ndihmon të tjerëve, është më mirë, sepse ai që i ka dy cilësi është më i mirë se sa ai që e ka një dhe kështu me radhë;
    7. Prej cilësive të myslimanit është kujdesi ndaj krijesave të Allahut të lartësuar dhe bërja dobi ndaj tyre me pasuri ose me diçka tjetër;
    8. Në këtë hadith ka lehtësim për atë që nuk ka mundësi të bëjë të mira, sidomos nëse pamundësia është pa dëshirën e tij;
    9. Prej të drejtave të myslimanit është që ta pyet dijetarin për atë që nuk e kupton.

 

Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi