A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

0
208

Pyetja:

A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

Përgjigja:

Ajeti me të cilën ndalohet pirja e alkoolit ka ardhur në formën me të cilën kërkohet nga muslimani të largohet nga vendet ku pihet ai. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)

Komentatorët kur kanë folur për formën e largimit se cila kërkohet nga muslimani në këtë ajet kanë dhënë disa sqarime, disa kanë thënë se është fjala të largohemi nga ajo tavolinë ku pihet ajo, kurse disa të tjerë kanë thënë se është për qëllim të largohemi nga vendi ku pihet ajo, qoftë ajo dhomë, lokal apo diçka tjetër.

Ajo që është më e rrezikshme dhe që konsiderohet haram për muslimanin është të qëndrojë në tavolinën ku servohet dhe pihet ajo pasi për këtë ka edhe argumente të tjera që e sqarojnë këtë ndalesë, ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) mallkon atë që ulet në tavolinen ku pihet alkooli.

Të qëndruarit në lokale ku pihet ajo, gjithashtu, është e ndaluar dhe nuk lejohet, por fukahatë kur flasin për haramet që bëhen të përhapura aq shumë në një shoqëri dhe është e pamundur t`u ikim atyre, siç është rasti tani me lokalet me alkool, themi se nëse nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë, pra nuk ka lokale pa alkool, atëherë lejohet të qëndrojmë, por të kemi parasysh që kjo mos të bëhet vetëm nëse për këtë kemi nevojë. Kurse nëse ekzistojnë lokale ku nuk ka alkool, atëherë neve nuk na lejohet të zgjedhim lokalet ku pihet alkooli. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

21.02.2006

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here