A lejohet ta vonoj Haxhin për shkak se ashtu më thotë prindi?

0
252

Pyetje: Vërejmë shumë se disa nga muslimanët, e sidomos të rinjtë bëjnë lehtësime për kryerjen e farzit të haxhit duke e lënë për më vonë, ndonjëherë arsyetohen me ca punë, sa është në rregull kjo? Si do t’i kishit këshilluar?
Po ashtu vërejmë ndonjëherë se disa prindër i ndalojnë djemtë e tyre për të shkuar në haxh, duke u arsyetuar se kanë frikë për ta apo se ende janë të rinj edhepse kushtet e haxhit i plotësojnë. Si gjykohet vepra e këtyre prindërve? Në këtë rast çfarë dispozite ka respektimi i prindërve? Allahu ju shpërbleftë dhe ju inspiroftë për çdo të mirë, të dunjasë dhe ahiretit.
Përgjigje: Është e njohur se haxhi është njëra prej shtyllave të Islamit dhe ndërtesave të mëdha të tij, se nuk plotësohet Islami i dikujt para se ta kryen haxhin nëse ka mundësi.
Nuk e ka të lejuar ta vonon haxhin ai i cili i plotëson kushtet e kryerjes së haxhit.
Ngase urdhërat e All-llahut dhe të dërguarit duhet të përgjigjen menjëherë.
Po ashtu njeriu nuk e din se çka mund ta godet, ka mundësi të varfërohet, të sëmuret apo të vdesë.
Nuk e kanë të lejuar nënat e as baballarët që t’i ndalojnë djemtë e tyre nga haxhi nëse i plotësojnë kushtet e obligimit të haxhit dhe janë me shoqëri të cilët janë të njohur me fe dhe moral të besueshëm.
Po ashtu djemtë e kanë të ndaluar t’i respektojnë prindërit e tyre për lënien e haxhit duke e pasur obligim.
Ngase nuk duhet të respektohet kirjesa kur i bëhet mëkat Krijuesit.
Përveç, nëse prindërit kanë ndonjë arsye të pranuar për ndalimin e tyre, atëherë duhet të respektohen derisa të anulohet ajo arsye e vonimit të haxhit.
E lus Allahun që t’i inspirojë të gjithë në atë që ka hair dhe përmirësim.
përktheu: Omer Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here