A lejohet ta varrosim të vdekurin me gjithë tabut në varr?

0
275

Pyetje: a lejohet ta varrosim të vdekurin me gjithë tabut në varr?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij.

Nuk lejohet varrimi i të vdekurit me gjithë tabut sepse një gjë e tillë nuk përkon me praktikën e të Dërguarit dhe gjeneratave të para të myslimanëve. Shumë dijetarë konsiderojnë se një veprim i tillë është bidat. Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetfa 2/312 shënohet:

“Nuk është e njohur varrosja e të vdekurit me tabut në kohën e të Dërguarit e as në kohën e shokëve të tij. Për myslimanët, e mira është që të ecin në rrugën e tyre. Për këtë, është e urryer varrosja e të vdekurit me tabut pa marrë parasysh a është toka e fortë, e butë apo e lagësht. Në rast se i vdekuri lë testament që të varroset së bashku me tabut atëherë testamenti i tij nuk zbatohet. Dijetarët e medhehbit shafij kanë lejuar një gjë të tillë vetëm nëse toka është e butë apo e lagësht, përndryshe testament i tij nuk lejohet të zbatohet.”

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here