A lejohet në islam kërkimi i ndihmës prej xhindëve për gjetjen e magjive dhe për identifikimin e syrit të keq

0
161

A lejohet në islam kërkimi i ndihmës prej xhindëve për gjetjen e magjive dhe për identifikimin e syrit të keq. A mund ti besohet xhindit që paraqitet tek i sëmuri në pretendimet e tij mbi magjitë dhe syrin e keq dhe a mund të merren për bazë këto pretendime më pas?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, nuk lejohet kërkimi i ndihmës prej xhindëve në njohjen e llojit të sëmundjes dhe mënyrën e mjekimit të saj, sepse kërkimi i ndihmës prej xhindëve konsiderohet shirk (idhujtari).

Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime” Surja El Xhin: 6. Allahu gjithashtu thotë: “Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” – Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do tëqëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.” Surja El En`am: 128.

Në fjalët ‘Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin’ nënkuptohet se njerëzit i madhëronin xhindët, i nënshtroheshin dhe kërkonin mbrojtje prej tyre. Nga ana tjetër xhindët u shërbenin njerëzve atë çka dëshironin dhe u sillnin atyre atë që kërkonin. I tillë është edhe informacioni mbi llojin e sëmundjes dhe shkaqet e saj mbi të cilat ndoshta xhindët kanë njohuri që njerëzit nuk i posedojnë. E në këtë informacion ata mund të gënjejnë, kështu që nuk u besohet e nuk lejohet të mirren si të vërteta fjalët e tyre. Allahu e di më mirë.

Komisioni i Përhershëm i Kërkimeve shkencore dhe i Fetvave.

Publikuar më: 09.09.2000.

Përktheu: Arjan Haskasa/udhaebesimtareve.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here