Pyetja e dytë nga fetvaja me nr 7720:
A lejohet leximi i Kur’anit shtrirë, në këmbë apo duke ecur?
Përgjigje: Po lejohet, sepse në origjinë kjo gjë ska ndonjë ndalesë, përveç kësaj nuk ekziston ndonjë argument nga sheriati që e ndalon. Nga ana tjetër ekziston fjala e përgjithshme ku Allahu I Lartësuar I cilëson të zotët e mendjes duke thënë: “Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.” [Al Imran 191]
Dhe leximi i Kur’anit konsiderohet prej dhikrit (që përkujtohet me të Allahu).
Prej Allahut vjen ndihma! Paqja qoftë mbi Pejgamberin,familjen dhe shokët e tij.
[Komisioni i përhershëm i fetvave]
Abdullah Gudejani
Abdurrazak El Afifij
Abdulaziz bin Bazi