A i lejohet gruas të shkojë në xhami?

0
212

Përcillet nga Abdulla bin Umer se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“ Nëse bashkëshortja e dikujt prej jush ju kërkon leje për të shkuar në xhami, atëherë nuk duhet ta ndalojë atë!” Bilal bin Abdilah kur dëgjoi hadithin tha: “ Betohem me Allahun se unë nuk do ti lejoj ato! Atëherë Abdullah bin Umer u kthye nga ai, e qortoi aq rëndë sa thotë përcjellësi se asnjëherë më parë nuk e kam parë Ibn Umerin të qortojë aq rëndë dikënd dhe i tha (në formë kritike): “ Unë të tregoj ty nga Profeti alejhi selam, ndërsa ti thua: Betohem me Allahun se unë nuk do ti lejoj ato! Buhariu
dhe në përcjelljen e Muslimit:
“ Mos i pengoni robëreshat e Allahut nga xhamiat e Allahut!”
Ky hadith është një ndër ato hadithe të tjera të temës të cilat tregojnë se i lejohet femrës që të falë namaz në xhami, çfarëdo qoftë ai namaz, xhumaje apo ndonjë vakt tjetër, farz apo sunet siç janë teravitë dhe se nuk i lejohet bashkëshortit apo babait të saj që ta ndalojë nga falja në xhami nëse nuk ka arsye të qëndrueshme. Gjithashtu kërkohet nga femra që në xhami të shkojë me veshje të rregullt, e paparfumosur dhe të mos përzihet me meshkujt. Në këtë mënyrë ajo mund të përfitojë nga mësimet dhe ligjëratat fetare që mbahen në xhamia për të cilat kanë nevojë jo vetëm meshkujt por edhe femrat.
Hadithi tregon se i lejohet femrës prezenca e saj në xhami për namaz, por gjithsesi namazi i saj në shtëpinë e saj është më i mirë për të në bazë të hadithit të Profetit alejhi selam: “ Mos i ndaloni gratë tuaja nga xhamia, por namazi i tyre në shtëpitë e tyre është më i mirë.” Ebu Daudi dhe e saktësoi Albani / Xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here