A lejohet bartja e hajmalisë në Islam?

0
429

Pyetje: Selam alejkum hoxhë i nderuar, a lejohet bartja e hajmalisë?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Bartja e hajmalisë është e ndaluar në Islam dhe nuk lejohet muslimani të mbështetet në gjëra që Islami i ka ndaluar. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kush lidhë (bartë) hajmali, ka bërë shirk”. (Transmeton Ahmedi, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)

Edhepse dijetarët kanë spejguar dhe kanë bërë dallim në mesin e atyre të cilët bartin hajmali, duke thënë:

-Nëse hajmalia është e shkruar me ajete Kur’anore, apo me lutje të transmetuara nga Pejgamberi (salallahu alejhiveselem), atëherë bartja e saj është haram, ngase nëpërmjet saj nënçmohet emri i Allahut, dhe kjo nuk është rrugë e pasimit të Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) dhe shokëve të tij.

-Nëse hajmalia është e shkruar me shkronja dhe viza të cilat nuk kanë ndonjë kuptim dhe njeriu e bartë atë duke e ditur se Allahu është Ai i cili e mbron atë, por duke e llogaritur atë vetëm si shkak për të fituar mbrojtjen dhe ruajtjen e Allahut, atëherë bartja e saj është shirk i vogël.

-Ndërsa nëse njeriu e bartë hajmalinë duke menduar dhe shpresuar se ajo e mbron atë vetëvetiu, dhe nuk është Allahu Ai i cili e ruan dhe mbron atë prej të këqiave, atëherë bartja e saj është shirk i madh i cili e nxjerr njeriun nga Islami.

Sidoqë të jetë, hajmalitë nuk janë pjesë e Islamit dhe njeriu duhet të largohet prej tyre dhe të mbështetet vetëm në Allahun (azzevexhel), duke qenë i bindur se Ai është i vetmi i cili ka mundësi t’i plotësojë nevojat e tij dhe ta mbrojë atë nga çdo e keqe.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here