Largimi i dijes është prej shenjave të kiametit

0
524

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prej shenjave të Kiametit janë: ngritja (humbja) e dijes, përhapja e injorancës, konsumimit të alkoolit dhe përhapja (shfaqja) e kurvërisë.”

Shejh Zejd el-Medkhalij (Allahu e mëshiroftë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar se dituria fetare do të ngrihet në kohën e fundit. Kur të ngrihet (largohet) dituri fetare, atëherë vendin e saj do e zërë injoranca. Kur të largohet drita e dijes, atëherë vendin e saj do e zërë errësira e injorancës dhe humbjes. Pra, nuk ndriçohen mendjet, as zemrat dhe as toka me gjatësinë dhe gjerësinë e saj vetëm se me dituri fetare. E kur të ngrihet dituria fetare, kjo do ndodh me marrjen (vdekjen) e dijetarëve. Siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sqarimin e ngritjes së diturisë: “Me të vërtetë Allahu Lartësuar nuk e merr diturinë duke e tërhequr atë nga njerëzit, por e merr dijen duke marrë dijetarët. Derisa të mos lerë më asnjë dijetar, atëherë njerëzit marrin (për dijetarë dhe drejtues) disa injorantë. Ata pyeten e përgjigjen (japin fetva) pa dije dhe kështu humbasin vet e i humbasin edhe të tjerët.” E kjo patjetër që do të ndodhë, sepse hadithi është prej mrekullive të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Nuz’hetu el-Karij fi Sherhi Kitabil-ilmi min Sahihil-Bukharij

Përktheu: Unejs Sheme