Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhis-selam) ka thene: ”Te gjithë pasardhësit e Ademit do të kalben në tokë, me perjashtim të kërbishtit. Nga ai njeriu u krijua dhe nga ai sërish do te ringjallet.” {Buhariu, Nesaiu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi ne librin e tij – El Musned dhe Maliku ne librin e tij – El Mouattava}
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhis-selam) ka thene: ”Eshtë nje asht i njeriut, i cili kurre nuk kalbet në tokë. Nga ai asht do të ringjallet njeriu nga Allahu.“ Ata e pytën Profetin (alejhis-selam): ”Cili është ai asht?“ Ai (alejhis-selam) tha: “kërbishti”. {Buhariu, Nesaiu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi ne librin e tij – El Musned dhe Maliku ne librin e tij – El Mouattaua} (Po te njejtet transmetues si ne
hadithin e pare).
Në këto hadithe gjinden disa fakte dhe shprehje te sakta: Kërbishti nuk kalbet kurrë, Diten e gjykimit do të ringjallet njeriu nga kërbishti.