1 – Qëllimi:
Umer ibën Hatabi Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë, se ka ndëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thenë: “Me të vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit, dhe secilit i takon ajo që për të ka pas qëllim….”[1]
2 – Bismilahi:
Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Nuk ka namaz ai i cili nuk ka abdes, dhe nuk ka abdes ai i cili nuk e permend emrin e Allahut (dmth ai i cili nuk thotë Bismilah).”[2]
3 – Futja e ujit në gojë dhe hundë:
Lekit ibën Sabrete Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Kur të maresh abdes fute ujin në gojë…”[3]
Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Kush mer abdes të nxjerr ujin nga hunda…..”[4]
4 – Larja e fëtyrës:
Allahu i Lartësuar thotë : “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja….”[5]
5 – Fërkimi i mjekrrës:
Enesi Allahu qoftë i kënaqur prej tij transmeton se se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur mirte abdes, merte një grusht me ujë e fuste posht mjekrrës së tij dhe e fërkonte atë dhe thonte: “Kështu më ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.”[6]
6 – Larja e krave deri në brryla: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla….”[7]
7 – Fshirja e kokës: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja….”[8]
8 – Fëshirja e veshëve:
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Veshet janë pjesë e kokës.”[9]
9 – Larja e këmbëve deri tek zogu i këmbës: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë.”[10]
10 – Fërkimi mes gishtave të duarve dhe të këmbëve:
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thenë: “Kur të marrësh abdes fërkoj gishtrinjët e duarve dhe këmbëve tua.”[11]
11 – Mos ndërprerja e abdesit:
Umeri Allahu qoftë i kënaqur prej tij transmeton se :”Një njeri mori abdes, mirëpo nuk pastroi një pjesë të shpinës së këmbës, e shikoi këtë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Kthehu dhe merr abdes në formen më të mire e më pas falu”, u kthye mori abdes dhe u falë.”[12]
12 – Fillimi nga e djathta:
E kjo është të filluarit e pastrimit të duarve dhe këmbëve nga e djathta, duke u referuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ku thotë : “Kur të visheni dhe kur të merni abde, filloni nga e djathta e juaja.”[13]
Nga Libri: “Faluni ashtu si më keni parë mua duke u falur”
________________________
[1] Trans. Buhariu 1, Muslimi 1907.
[2] Sahih Sunen ebi Davud 101, Sahih (i saktë).
[3] Sahih Sunen ebi Davud 144, Sahih (i saktë). Hadithin e ka saktësuar edhe Tirmidhiu me Neveviun.
[4] Trans. Buhariu 161, Muslimi 237.
[5] El-Maide 6.
[6] Sahih Sunen ebi Davud 145, Sahih (i saktë).
[7] El-Maide 6.
[8] El-Maide 6.
[9] Sahih Sunen ibën Maxheh 443, 444, 445, Sahih (i saktë). Shiqo librin Silsiletul-Ehadith es-Sahiha, Hadithi nr 36.
[10] El-Maide 6.
[11] Sahih Sunen et-Tirmidhij 39, Sahih (i saktë).
[12] Trans. Muslimi 243.
[13] Trans. Ahmedi 8652, Sahih Sunen ebi Davud 4141, Sahih (i saktë).