KUSH PO I MERR NGA UNË KËTO FJALË?

0
228

HADITHI I KATËRT
Transmetohet nga Ebu Hurejra (RadijAllahu anhu): “Ka thënë i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem): “Kush po i merr nga unë këto fjalë e të punojë me to apo t’ia mësojë dikujt që punon me to?” Thashë: “Unë, o i Dërguari i Allahut,” e ai më mori për dore dhe njehsoi pesë gjëra duke thënë:
– Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm;
– Bëhu i kënaqur me atë që Allahu ta ka ndarë ty, do të jesh njeriu më i pasur;
– Bëji mirë fqinjit tënd, do të jesh besimtar;
– Dëshiroju njerëzve atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman;
– Mos e shpeshto të qeshurit, sepse të qeshurit e shumtë ta vdes zemrën.”
Shpjegimi i hadithit të Ebu Hurejrës (RadijAllahu anhu):
Fjala e tij sal-laAllahu alejhi ue sel-lem: “Ruaju gjërave të ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm”: Fillimisht, i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) e hapi hadithin e tij në formë të pyetjes: “Kush po i merr nga, unë këto fjalë e të punojë me to?”, në mënyrë që t’ua tërheqë vëmendjen njerëzve në ato fjalë të cilat muslimani duhet t’i mësojë dhe t’i fusë në punë e jo vetëm kaq, porse patjetër duhet që t’ia mësojë edhe të tjerëve, ngase dituri e dobishme është ajo që dobia e saj kalon te tjetri, e mu për këtë i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet.” E ky hadith na jep të kuptojmë se muslimani duhet të mësojë vetë dhe t’i mësojë të tjerët. Lidhur me këtë i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë me një rast tjetër:
“Ai i cili vjen në xhaminë time, vetëm që të mësojë ndonjë dobi apo t’ia mësojë dikujt tjetër, ai është në gradën e luftëtarit në rrugën e Allahut.”
LIBRI POROSI PROFETIKE
ABDULKADËR ARNAUTI ALLAHU E MËSHIROFTË

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here