‘Kush janë muslimanët? Hajde brenda xhamisë dhe kuptoje” është motoja e kësaj xhamie në Londër

0
235

Xhamia Thornaby, e cilat ndodhet në Stockton-on-Tees, në verilindje të Anglisë, ka mbajtur një ditë të hapur për fqinjët e saj jo muslimanë, mbas sulmit që ju bë nga njërëz anti-muslimanë.

Fjalët “muslimanë frikacakë” ishin shkruar në anët e xhamisë nga vandalë të panjohur.

Zaheer Lqbal, një anëtar i bashkësisë muslimane, postoi ftesën e tij në faqen e tij të Facebook-ut pas zbulimit të grafiteve.

“Kjo është një ftesë për personin nëse po e shikon këtë post për të ardhur dhe për të më vizituar mua dhe Komunitetin Musliman. Ejani dhe mësoni rreth Islamit nga një musliman jo nga mediat.”

Xhamia më vonë lëshoi një ftesë zyrtare komunitetit lokal, duke i ftuar ato për një ditë të hapur.

Përgjigja ishte e mahnitshme, njerëzit morën pjesë në xhami, duke mbushur xhaminë të gjithën. Shumë veta morën pjesë si një mjet solidarizimi me komunitetin musliman.

 

Mesazhe dashurie për komunitetit musliman u shkruan gjithashtu në tabelë të bardhë.

Një nga vizitorët, një 72 vjeçare Suzanne Fletcher, tregon për Gazette live:

Doja të përfitoja nga mundësia për të zbuluar më shumë për besimin e muslimanëve. Mendova se ishte shumë e rëndësishme të tregoja solidaritet për shkak të mënyrës se si ato po shfaqen nga shtypi si njërëz që përbëjnë kërcënim.

Amjid Khazir thotë, çfarë ishte shkruar në xhami, u hoq njëmijë herë nga dashuria dhe kuptimi i treguar nga publiku sot, transmetojnë mediat e huaja.

Dita e hapur shërbeu gjithashtu si një shanc për tu mësuar atyre rreth besimit islam./kohaislame.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here