Kush ja lexon këto 10 ajete Kuranore të së murit psiqik ,do të shërohet

0
739

Darimiu në Musnedin e tij përmes Sha’biut regjistron thënien se Abdullah b. Mes’udi të ketë thënë: Kush i lexon dhjetë ajete nga sureja El Bekare brenda një nate, në atë shtëpi nuk hynë shejtani atë natë, e që janë katër ajetet e para të sures Bekare, Ajetul Kurisjjen dhe dy ajete pas saj, dhe tre ajetet e fundit të kësaj sure. Në një transmetim tjetër thuhet: Atij dhe familjes së tij nuk i afrohet shejtani atë ditë, e as nuk do ti ndodhë diçka e urryer, e nëse ja këndon të sëmurit psikik, do të shërohet.

Imam Taberaniu dhe Ebu Hatim b. Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë çdo send ka gungën e saj, e gunga e Kur’anit është sureja El-Bekare, andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja El-Bekare”[1].mjeksiaislame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here