Kush ja dha besën Allahut dhe Ai e tradhëtoi atë!?

0
217

Kush ja dha besën Allahut dhe Ai e tradhëtoi atë!?
Tregon Ebu Hurejra se I Dërguari I Allahut – alejhi selem- ka treguar: Dikush nga Beni Israilët i kërkoi një njeriu tjetër po nga Beni Israilët t’i jepte hua një mijë dinarë. I dyti (huadhënësi) kërkoi dëshmitarë. I pari (huamarrësi) iu përgjigj:

‘Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar’. I dyti i tha: ‘Mirë e ke’, dhe i dha atij paratë me një afat. Borxhliu kaloi detin. Kur mbaroi punën, kërkoi për një kalimtar që të mund të arrinte në kohë për të paguar borxhin, por nuk mundi të gjejë askënd. Kështu, ai mori një dru dhe bëri një vrimë në të, futi një mijë dinarët, si dhe një letër për huadhënësin, pastaj e mbylli mirë vrimën, e mori drurin dhe e hodhi në det duke thënë:

‘O Allah! Ti e di mirë se unë mora borxh një mijë dinarë nga filani. Ai më kërkoi siguri, por unë i thashë atij se garancia e Allahut ishte më se e mjaftueshme dhe ai e pranoi garancinë Tënde. Ai më kërkoi edhe dëshmitarë. Unë i thashë atij se Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar dhe ai të pranoi Ty si Dëshmitar. Vërtet që unë u mundova shumë të gjeja një kalimtar për t’i çuar atij paratë, por nuk munda, kështu që po t’i dorëzoj Ty këto para’. Me këto fjalë ai e hodhi drurin në det, priti derisa u zhduk larg në të dhe pastaj u largua.

Ndërkohë ai filloi të kërkojë përsëri për ndonjë kalimtar që do të arrinte në vendin e huadhënësit të tij. Një ditë prej ditësh, huadhënësi doli nga shtëpia të shihte nëse kishte mbërritur ndonjë anije që do t’i sillte atij paratë, kur krejt papritur pa një dru (ku në të ishin paratë e tij) që e mori dhe e çoi në shtëpi për ta djegur. Kur e çau gjeti në të paratë e tij dhe një letër.

Menjëherë pas kësaj, borxhliu erdhi duke i sjellë atij një mijë dinarët duke i thënë: Për Allah! U mundova shumë të gjeja një anije që të mund të t’i sillja paratë, por nuk munda të gjej tjetër veçse këtë me të cilën udhëtova këtë herë. Huadhënësi pyeti: ‘A më ke dërguar gjë mua? Borxhliu iu përgjigj: ‘Të thashë se nuk munda të gjej anije tjetër, veçse këtë me të cilën erdha tani’. Huadhënësi i tha: ‘Allahu ka dorëzuar për ty paratë që t’i i dërgove në dru, kështu që tani mbaji një mijë dinarët dhe shko i udhëzuar në udhën e drejtë’.”
Buhariu (2169)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here