Hubejb Ibn Xhelab, thotë:
E pyeta Abdullah Ibn Mubarekun rahimehullah, për gjënë më të mirë që i është dhënë njeriut?
Ai tha: Mençuria e thellë.
Pastaj i thash:
Në qoftë se nuk e ka këtë?
Ai tha: Sjellja e mirë.
Pastaj i thash:
Nëse ai nuk ka këtë?
Ai tha: Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.
Pastaj i thash: E nëse nuk e ka këtë?
Ai tha: Heshtja e gjatë.
Pastaj i thash:
Në qoftë se ai nuk e ka as këtë?
Ai tha: Vdekja e shpejtë.
Perkthim Suad Shabani