KURANI ËSHTË SHËRIM I PLOTË

0
278

Ibën Kajjimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Ai Kurani është shërim i plotë nga të gjitha sëmundjet e zemrës dhe trupit, dhe sëmundjeve të dynjasë dhe ahiretit, por jo çdo njërit i mundësohet shërimi me të. Nëse i sëmuri e bënë ilaçin-terapin me të, e vendosë atë në sëmundjen e tij me sinqeritet, besim, pranim të plotë dhe bindje të prerë e të paluhatur duke i plotësuar kushtet e tij, atij asesi nuk mund t’ia mund sëmundja. E si ka mundësi që sëmundja t’i përballojë fjalës së Zotiti të tokës dhe të qiellit që sikur të zbritte mbi kodrat dhe malet do t’i copëtonte ato, apo sikur të zbritte mbi tokë do ta ndante atë, nuk ka asnjë sëmundje nga sëmundjet e zemrave dhe trupave vetëm se në Kuran gjindet rruga që tregon për shërimin e saj, shkaqet e saj dhe mbrojtjen prej saj, për atë që Allahu i ka dhënë mundësi kuptimi në librin e Tij.

(Zad El-Mead 4/323).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here