Kur te ushqehesh, thuaj: Bismilah!

I Derguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) tha: “O djalosh! Kur te ushqehesh, thuaj Bismilah, ushqehu me doren e djathte dhe ha para vetes tende.”

Shejh Albani (Allahu e meshirofte) thote: Nga ky hadith mesojme se prej sunetit gjate te ushqyerit eshte te themi vetem Bismilah. Kete qe thame, e pohon hadithi i Aishes (Allahu qofte e kenaqur prej saj) se Profeti alejhi selam ka thene: “Kur ndonjeri nga ju ushqehet, le te thote: Bismilah, nese harron ta thote ne fillim te ushqimit, atehere le te thote: Bismilah fi euelihi ue ahirihi [Ne emer te Allahut ne fillimi dhe ne mbarim te ushqimit].

– Hafidh bin Haxher thote: Sa i perket fjales se Neveviut ne librin El Edhker qe thote: “Menyra si te filloje ushqimin eshte shume e nevojshme qe te dihet dhe me e mira eshte qe te thote: Bismilahi Rrahmani Rrahijm. Nese thote vetem Bismilah, kjo i mjafton dhe ka zbatuar sunetin. Them (Ibn Haxheri): Per kete qe tha Neveviu, nuk kam gjetur ndonje argument te vecante.
– Them (Shejh Albani): Ska me mire se suneti i Profetit alejhi selam, e sic dihet udhezimi me i mire eshte udhezimi i tij. Perderisa nuk eshte saktesuar pervec Bismilahit ne fillim te ushqimit, atehere nuk lejohet qe te shtojme dicka tjeter. Nese shtojme dicka kjo bie ndesh me ate qe u permend ne hadith dhe si mbyllje: Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit alejhi salatu ues selam. [Vargu i haditheve te sakta]
Perktheu Fatjon Isufi