Kur mbron engjëlli dhe kur shfaqet?

0
237

 Kur mbron engjëlli dhe kur shfaqet?

Allahu e mbron njeriun drejtpërdrejt, por mund ta mbrojë edhe me anë të engjëjve, por për këtë është kusht që njeriu të dëshirojë dhe të ketë vullnet, që të jetë i pastër nga dredhitë dhe dinakëritë, që të hyjë në lidhje me engjëllin, që lidhja e tij me Allahun të vazhdojë dhe, më në fund, që të krijohet, në këtë mes, një lloj lidhjeje e caktuar.

Me njeriun që krijon lidhje me botën engjëllore, edhe engjëjt hyjnë në marrëdhënie. Mbrojtjen e engjëjve e shohim te fëmijët, te të vegjlit e pafajshëm, te pleqtë e rënduar, sepse Allahu ka një mëshirë të posaçme për ta. Që engjëjt të shfaqen e ta mbrojnë njeriun, duhet që edhe njeriu të krijojë kushte për këtë, që të mos largohet nga Zoti, që të arrijë të krijojë lidhje me botën engjëllore. Por me botën engjëllore nuk mund të krijohet lidhje duke gogësitur apo duke mos ditur ç’thua!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here