Kur gabimet kthehen në adhurim?

0
222

Pyetje: Cili është argumenti se kthimi me pendim te Zoti është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Kthehuni me pendim te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij…”. (Ez-Zumer, 54)

Pyetje: Cili është argumenti se kërkimi i ndihmës është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ty ndihmë kërkojmë.” (El-Fatiha, 5). Ndërsa në hadith thuhet: “Nëse kërkon ndihmë, kërkoje prej Allahut.”

Pyetje: Cili është argumenti se kërkimi i mbrojtjes është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i agimit.” (El-Felek, 1). Si edhe, fjala e Tij: “Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve.” (En-Nas, 1)

Pyetje: Cili është argumenti se kërkimi i shpëtimit është adhurim?
Përgjigje: Është fjala e Allahut xh.sh.: “Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj… .” (El-Enfal, 9)

Pyetje: Cili është argumenti se kurbani është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Thuaj (O Muhamed): “Në të vërtet namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak…”” (En’am, 161-162); Ndërsa i dërguari i Allahut thotë: “…Allahu e ka mallkuar këdo që ther kurban për dikë tjetër veç Allahut”. (Muslimi)

Pyetje: Cili është argumenti se zotimi është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Ata i zbatojnë zotimet e tyre dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit) tmerri i së cilës është përhapur gjithkund.” (El-Insan, 7) /xhamiambret

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here