Kujdestari i klasës a është mahrem?

0
239

Pyetje: Këtë vit jam maturante dhe desha të dija rreth ekskurzionit që mbahet çdo herë për shkuarjen në Shqiperi. E dëgjova diku në internet hoxhën … ku tha se për gjininë mashkullore nëse ruhen prej gjynaheve siç është plazhi, muzika e gjërat e tilla nuk prishë punë ndërsa femrat nuk është e lejuar të shkojnë sepse duhet të kenë përcjellës.
Në këtë rast desha ta dija a nuk konsiderohet kujdestari i klasës si përcjellës?
Allahu të shperbleft me xhenetin firdeus!

Përgjigje:

Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut; paqja dhe lavdërimet e Tij qofshin mbi Muhamedin dhe ndjekësit e tij…

S’do mend se përfundimi i një pune të mirë i gëzon zemrat dhe atë gëzim natyrshisht secili dëshiron ta manifestojë. Por, përfundimi i shkollës së mesme, megjithëse nuk është diçka e madhe, manifestimi i gëzimit për përfundimin e saj po merr përmasa ekstreme çdo vjet e më shumë, madje për disa nxënës, ai manifestim po fillon shumë muaj përpara se të përfundojë viti shkollor, në njëfarë mënyre i tërë viti kalon duke planifikuar më shumë manifestimin e maturës sesa duke u përpjekur që të del sa më i suksesshëm në fund të vitit shkollor. Një nga format e manifestimit është ekskurzioni i përbashkët djemë e vajza dhe profesorë e profesoresha në ndonjë qytet apo shtet tjetër.

Ky lloj ekskurzioni është haram për të dyja gjinitë, sepse:

1. femrat duhet të kenë mahrem (përcjellës), ngase Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gruaja nuk guxon të bëjë udhëtim treditor, përveçse në shoqëri të mahremit”[1], treditor d.m.th. largësi që përshkohet për tre ditë duke ecur në këmbë. Mahrem quhet çdo mashkull i familjes së ngushtë me të cilin është e ndaluar martesa përgjithmonë, sikurse babai, vëllai, xhaxhai, daja etj. Pra, kujdestari i klasës nuk mund të jetë mahrem për ty në asnjë mënyrë përveç nëse është i familjes së ngushtë.

2. meshkujt dhe femrat gjithashtu nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në aso ambiente, ku “shoqet dhe shokët e klasës” bëhen më tolerantë se asnjëherë më parë në veshjen dhe sjelljen e tyre, ambiente ku mbisundon shfrenimi, muzika, bisedat e kota etj.

Sikur të mos ishte kjo situatë, ekskurzioni i maturës do të ishte hallall nëse do bëhej kësisoj:

– meshkujt të udhëtonin veçmas dhe femrat veçmas,

– femrat të udhëtonin në shoqëri të mahremit dhe pastaj mund të lihen në një vend të sigurt dhe në shoqëri të profesoreshave dhe shoqeve besnike.

Allahu i drejtoftë nxënësit, profesorët, prindërit dhe të gjithë që kanë dikë në përgjegjësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here